Connect with Us

Në Bjellorusi nuk duan t’ia dinë për Koronavirusin, Bakaj: Vetëm unë do ftohem në Kombëtare

Kombëtare

Në Bjellorusi nuk duan t’ia dinë për Koronavirusin, Bakaj: Vetëm unë do ftohem në Kombëtare

Publikuar

-

E gjithë bota ndal futbollin, por në Bjellorusi e fillojnë tani. Elis Bakaj ka zbritur sot në fushën e lojës me skuadrën e tij, Dinamo Brest, në barazimin 1-1 ndaj Smoleviçi, ku luajti titullar dhe ishte në fushë për 90 minuta. Nuk ishte rezultati i shpresuar, por Bakaj ka treguar në “Fan Zone” se gjithçka ishte pasojë e shpërqendrimit të situatës me koronavirusin.

“Futbolli i ka këto, ishte ndeshja e parë e kampionatit, nuk jemi 100 nuk e dinim a do luanim apo jo, nje herë thoshin po e një herë jo. Tani është thënë që do luajmë, duhet të përqendrohemi në stërvitje e ndeshje se çdo gjë këtu është duke vazhduar normalisht, ndaj të shohim.

Këtu jeta është normale, nuk është se e kanë ndjerë shumë, çdo gjë funksionon normalisht. Ka të infektuar por jo numër shumë të madh, duke e ditur që nuk ka shëëm hyrje-dalje me Europën. Presidenti doli para ca idtësh tha kemi situatën nën kotnroll, çdo sport luhet rregullisht, çdo kampionat rregullisht. Unë jam i shqetësuar për njerëzit, për familjarët në Shqipëri dhe Rumani, e di që nuk është situatë e mirë, por do të ndjekim urdhërat.

Kam qenë në tension, por duhet të jemi të fortë, se njerëzit mund të përballojnë çdo gjë. Jam optimist se kjo gjë do të vijë një moment e do mbarojë e jeta do të vazhdojë. Presidenti bjellorus tha të pimë vodka por jo shëëm që ta ekzagjerojmë.

Sezoni? E filluam duke fituar Superkupën, por ndikoi pak kjo situatë se ende ne nuk e dinim çfarë do të ndodhte, nëse vazhdonim apo jo. Çdo gjë është në rregull, federate vendosi që do të luhe.

Sa i përket Tiranës, me vjen mirë që një ekip i madh si Tirana është kthyer ku i takon. E di që shumë nga njerëzit nuk e kanë mendjen në futboll, por jam i sigurt që shumë shpejt jeta do të kthehet në normalitet.

Shumë vetëve i mungon fusha e blertë, por këtë moment është gjëja e fundit që duhet të mendosh për futbollin, i rëndësishëm është shëndeti. Shumë pak njerëzve i shkon medja, kur u vendos të luhej nga një anë ishte mirë, e një anë ishte keq. Nganjëherë ishte e mirë të mos e mbajmë mendjen aty se është stresuese për njerëzit në këtë moment.

Ftesë në Kombëtare se jam në formë sportive? E kam thënë që kam pas fatin të vesh atë fanellë. Nëse thirrem do vij me qejf të jap kontibutin, nëse jo, i uroj suksese ekipit kombëtar. Po kështu i bie që të vij vetëm unë në kombëtare, askush tjetër”, tha Bakaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: