Sport
Arbitri i Superiores ka mbetur rrugëve në Gjermani/ Drejtori i klubit të Superiores tallet: Hajde me biçikletë

Shqipëri prej më shumë se një jave është në izolim total. Përhapja e coronavirusit në vend ka detyruar Qeverinë ashtu si në çdo vend tjetër në botë të mbyll kufinjtë për të penguar më shumë përhapjen e këtij virusi.
Janë të shumtë njerëzit që për punët e tyre jashtë vendit nuk kanë mundësi të kthehen në vendlindje pasi janë mbyllur të gjitha pikat doganore ajërore dhe tokësore. Shqetësimi më i madh i tyre është se ndodhen jashtë për disa punë të tyre personale dhe do të ktheheshin në Shqipëri për të vazhduar jetën e tyre, por për mbylljen e kufinjëve duhet të qendrojnë aty ku janë. Një shqetësim i madh është edhe çështja ekonomika pasi të qendrosh për një periudhë të gjatë do edhe një kosto financiare që jo të gjithë mund ta përballojnë.
Një prej atyre njerëzve që kanë jashtë edhe gjyqtari i Superligës, Klajdi Kola që prej disa ditësh qendron në Gjermani në pamundësi për t’u kthyer në Shqipëri. Një një foto të postuar në Newsport.al për gjyqtarin Kola që kërkon ndihmë nga Qeveria, në mënyrë tallëse ka komentuar drejtori i Laçit, Naim Halili. “Futja me biçikletë Klajdi”, shkruan Halili në komentin e tij duke u tallur kështu me gjyqtarin që ndodhet në një vështirësi të madhe për momentin.