Connect with Us

Deklarata e Ramës, De Biazi i përvishet kryeministrit: Jo! Shqipëria nuk ha gol më në fund, tani keni shembullin

Sport

Deklarata e Ramës, De Biazi i përvishet kryeministrit: Jo! Shqipëria nuk ha gol më në fund, tani keni shembullin

Publikuar

-

De Biazi ka folur nga karantina në zonën e Trevizos ku gjendet në Itali. Tek një vend që dëgjon vetëm për shtimin e rasteve të të prekurve dhe njerëzve që po vdesin nga Koronavirusi, ish-trajneri shqiptar gjen zgjidhjen për këtë situatë. “Fik televizorin nëse bëhet fjalë për lajme dhe jo gazeta”, pasi në këtë mënyrë, gjendja psikologjike vetëm sa do të rëndohet dhe përkeqësohet. Ndërkohë, De Biazi u shpreh për “Vizionin e Pasdites” se shpreson që Shqipëria të mos e pësojë në fund golin, ashtu siç është shprehur edhe Rama.

“ Në fakt nuk dal nga shtëpia, nuk preferoj të lexoj gazeta apo të dëgjoj lajme. Dëshiroj të qëndroj i qetë. Italia është në izolim, këtu ka shumë të infektuar, duke qëndruar në shtëpi shpresoj të kaloj kjo situatë.

Jo, unë shpresoj që Shqipërisë mos t’i bëhet gol në momentin e fundit. Une besoj se keni fatin që keni një shembull përpara, Italinë, që ka kërkuar me të gjitha mënyra të përmbajë një problem që në fillim ishte pakëz i nënvlerësuar. Askush nuk mendoi se do të kishte një përhapje të madhë të këtij koronavirusi.

Po, po, kam kontaktuar shpesh me miqtë e mi, prej të cilëve po përpiqem të kuptoj situatën. Këtë mëngjes kam folur me presidentin Duka, me mori ai rreth orës 9 të mëngjesit, e më tha se ishte pak i shqetësuar prej të gjitha lajmeve që vijnë nga Italia, me të drejtë. Normalisht, ka dhe shqetësim për të bijtë që janë në Londër, dhe në këtë pikëpamje është shqetësimi i babait të një familje që shpreson se të gjitha gjërat do të shkojnë për mirë. Sot, nuk mund të shkoj te ime më, që jeton 15 kilometra larg meje, e nuk mund të shkoj te ime motër e im vëlla”, ka thënë De Biazi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE