Seria A
E gjithë bota në luftë ndaj koronavirusit/ Cristiano Ronaldo jep mesazhin drithërues

Italia po kalon ditë shumë të vështira. Alarmi Coronavirus po bëhet gjithnjë dhe më i zhurmshëm, infektimet po rriten dhe kjo situatë ka vendosur në karantinë edhe yjet e sportit.
Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo, ka vendosur t’i bëjë një tjetër thirrje ndjekësve të tij me një mesazh të goditur në Instagram:
“Nëse ke ëndërruar të luash për miliona njerëz në të gjithë botën, tani ke rastin tënd. Luaj në shtëpi, luaj për botëën”, ka shkruar portugezi.
Një ftesë për të gjithë që të bëjnë pjesën e tyre, duke qëndruar në shtëpi, një kontribut shumë i çmuar në luftën kundër Coronavirus.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania