Connect with Us

“Egbon kandidat për stolin e Kombëtares”, nigeriani Abraham i befason të gjithë me intervistën

Sport

“Egbon kandidat për stolin e Kombëtares”, nigeriani Abraham i befason të gjithë me intervistën

Publikuar

-

Nigeriani Abraham Alechenu është mbajtësi i një rekordi unikal në Shqipëri për futbollistët e huaj të aktivizuar në vendin tonë. Mbrojtësi trupvogël është shpallur 4-herë kampion me tre skuadra të ndryshme, dhe për më tepër në vazhdimësi: Elbasanin (2005-2006), Tiranën (2006-2007, 2008-2009) e Dinamon (2007-2008).

Por, jo vetëm ekipet e sipërpërmendura, pasi ka luajtur veç tyre edhe me Gramozin, Apoloninë në Inferiore, por edhe në elitë me Vllaznia, Flamurtari, Besa, Kastrioti, Mamurrasi, Kamza e Laçi. Në ambientet futbollistike ekziston madje një barsoletë: “Nëse një skuadër synon të dalë kampion, duhet të blejë Abrahamin”. Abraham synoi edhe të merrte nënshtetësinë shqiptare, më synimin për të veshur fanellën e ekipit tonë Kombëtar, në kohën kur ishte trajner Ari Hani. Abraham ka provuar edhe ekspeienca të huaja, me Vardarin e Shkupit në Maqedoni, por edhe me Iraklisin e Selanakiut në Greqi, por imagjinoni, mbrojtësi i majtë e nisi karrierën e tij në Ersekë me Gramozin, ku merrte diçka më shumë se 200 mijë lekë të vjetra, ndërsa një dekadë më parë ka qenë ndër lojtarët më të spikatur dhe më të paguar, por edhe më të dalluar në linjën e majtë…

Tashmë, Abraham e ka lënë futbollin, madje ka tri sezone, por e ardhmja e tij mund të jetë sërish aty, ndoshta si trajner apo menaxher duke qenë se ka luajtur në shumë shtete të Europës…Në një intervistë ekskluzive për “VipSport”, Abraham flet për Tiranën e mikut të tij Egbo, por edhe një analizë për kampionatin…

-Abraham, e ndiqni futbollin shqiptarë, ndonëse prej tri viteve jeni shkëputur nga fusha e blertë?

Po, sigurisht që e ndjek, madje njësoj si edhe kur luaja vetë. Kam shumë miq e shokë që luajnë dhe shkoj në stadium, sidomos në Tiranë.

-Kush nga skuadrat po të pëlqen?

Tirana, sigurisht është në rrugë të mbarë, por edhe Laçin e shoh sërish në Europë. Më vjen keq për Flamurtarin, por edhe Vllazninë ku unë kam luajtur.

-Tirana, ngaqë keni luajtur dhe prej Egbosë apo…?!

Jo, unë kam nostalgji për Tiranën, por rezultatet që ka arritur Tirana deri më tani, i japin të drejtë asaj, por edhe mua në konstatimin që bëj.

-A keni folur me Egbonë, duke qenë se jeni miq?

Po kam folur, madje, jo vetëm për Tiranën, por edhe futbollin në përgjithësi apo tematika të ndryshme….

-Sipas, jush, a ka merita që e riktheu Tiranën në rrugën e duhur, apo nuk janë rivalët në formë të mirë?

Jo, Tirana ka bërë diferencën në ndeshjet me rivalët prandaj është aty ku është. Pastaj Egbo është ai që i ka munguar kësaj Tirane për shumë arsye?

-Çfarë po bën Egbo më shumë se paraardhësit e tij?

Egbo ka qenë në klub dhe e njeh Tiranën mdoshta më mirë se kushdo. Ndaj me qetësinë dhe karakterin që ka, por edhe punën sepse ai trajner ka punuar ndoshta më herët se disa që janë trajner sot në Superiore, që në 2012 në Ballsh në Superligë. Egbo, po punon jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen e skuadrës së Tiranës. Janë shumë djem të rinj që Egbo po u beson vendin e titullarit dhe po u jep emër shumë. Nëse Tirana merr titullin këtë vit, është falë meritës së madhe të Egbosë, por do të mbushë arkën e klubit sepse jam shumë i sigurtë që shumë nga të rinjtë do të forcohen më shumë dhe do t’u rritet vlera në treg…

-E sheh Egbonë si një trajner afatgjatë për Tiranën, duke qenë se edhe kur keni qenë juve janë ndërruar shpesh trajnerët?

Unë e thash, dhe jam i bindur ai do të fitojë titullin me Tiranën. Pastaj unë në një të ardhme të afërt e shoh si trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë.

-Ti ke qenë në Superiore, Kukësit nuk e përmend fare. E sheh për titull?

Po e shoh për titull, por është moment i Tiraanës që ka diferencë goxha me pikë…

-Abraham, një pyetje e drejtpërdrejtë, më e mirë Tirana e asaj kohe kur luanit ju dhe kur fituat titullin në 2009, apo kjo e sotmja?

Po, çfarë të them, të pohoj që skuadra kur unë luaja ishte më e mirë, do thonë që mburr ekipin. Shikojeni vetë, le ta gjykojnë tifozët e Tiranës, por edhe specialistët…Ai ishte ekip me yje!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: