Sport
Koronavirusi/ FSHF bën gati njoftimin e radhës për klubet

Kampionati u pezullua, por në situatën në të cilën ndodhet vendi pritet që të ketë një shtyrje të afatit për të ristartuar më vonë, ashtu Siç po ndodh edhe në fushat e tjera në vendin tonë për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Këtë javë pritet që FSHF t’ua komunikojë edhe klubeve një gjë të tillë në mënyrë që të mos gjendet të papërgatitur.
Nga sa bëhet e ditur, pritet që të ketë një shtyrje të dytë, e cila mund të zgjasë rreth datës 15-20 Prill. Gjithsesi, ndonëse gara është e pezulluar disa lojtarë kanë zgjehdur që të thyejnë rregullat, e madje duke bërë stërvitje në grup, ndërsa pjesa më e madhe në shtëpi, apo duke shfrytëzuar edhe ambientet ata që kanë banesa private…
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania