Connect with Us

“Na zjen gjaku, nuk rrihet në shtëpi”, rrëfehet Sadiku: Ja çfarë po ndodh në Spanjë

Kombëtare

“Na zjen gjaku, nuk rrihet në shtëpi”, rrëfehet Sadiku: Ja çfarë po ndodh në Spanjë

Publikuar

-

Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë në Europë që po vuan pasoja të renda nga përhapja e koronavirusit. Afro 25 mijë të prekur dhe mbi 1370 të vdekur regjistrohen në Spanjë teksa i gjithë shteti është izoluar, bashkë me të edhe futbolli. Nga Malaga, Armando Sadiku tregon më tepër për situatën që po kalohet në Spanjë. Sulmuesi i Kombëtares tregon se masat për mbylljen e kampionatit dhe për mbrojtjen e popullësisë u morën në një kohë shumë të vonëshme. Ndonëse skuadra është kujdesur që Sadikut mos t’i mungojë gjë në stërvitjen individuale, për bomberin është mjaft e vështirë të qendrojë i izoluar në shtëpi.

“Kam rreth 10 ditë që jam në karantinë, në shtëpi. Të gjitha skuadrat janë në izolim. Kemi marrë një program nga ekipi, që të bëjmë stërvitjen në shtëpi. Në fillim, këtu nuk u morën shumë masa serioze, nuk e morën seriozisht. Masat u morën pak me vonesë, siç u morën në Itali. Kur më pas gjëndja u bë shumë serioze, kur shumë vetë po prekeshin nga ky virus, atëherë dhe La Liga ndërpreu kampionatin, si La Liga 2, ashtu dhe La Liga Santander.

Këtu po flitet se La Liga do të fillojë me datë 24 prill. Është thjesht një datë që është përfolur se kur mund të fillojë La Liga. Për momentin, po shikohen disa gjëra, për të marrë në fund një vendim konkret, nëse do të fillojë me datë 24 apo jo. Ekipi më ka sjellë në shtëpi disa vegla që punojmë. Kryesisht ushtrime për kardio. Më kanë sjellë një biçikletë, ku aty mund të kryej pjesën e aerobisë dhe pak forcë. Gjërat e tjera i kemi të gjitha me video. Patjetër që edhe topi nuk mungon çdo ditë (qesh).

Na zien gjaku! Kemi dëshirë të japim gjithmonë më të mirën tonë, si në fushë, por dhe jashtë saj. Jemi përballë një situate të vështirë, ku asnjë nuk është mësuar të rrijë çdo ditë në shtëpi, të mos dalë as për një shëtitje. Por duhet ta marrim me pozitivitet, duhet t’i zbatojmë rregullat që na kanë dhënë dhe të shpresojmë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt”, u shpreh Sadiku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: