Connect with Us

“Në Shqipëri vij pak”, Broja në dilemë mes Kombëtares shqiptare dhe asaj angleze

Kombëtare

“Në Shqipëri vij pak”, Broja në dilemë mes Kombëtares shqiptare dhe asaj angleze

Publikuar

-

Armando Broja, sulmuesi 18 vjeçar shqiptar që po shkëlqen me të rinjtë e Chelseas, mori një ftesë nga ekipi A, teksa Frank Lampard i dha disa minuta debutuese në fitoren kundër Everton në Premier League. Djaloshi, lojtar i Kombëtares sonë të moshave asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u bashkuar me ekipin A që drejtohet nga Edouardo Reja.

Në këto ditë kur gjithçka është pezulluar si shkak i Covid-19, ka qenë vetë Broja që nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar se vjen shumë pak në Shqipëri për pushime, sepse inpenjimet nuk ia lejojnë.

“Vij shumë pak në Shqipëri, vetëm për pushime. Kam disa të afërm dhe mundohem t’i vizitoj, zakonisht në Velipojë sepse unë nga ajo zonë jam”, u shpreh fillimisht djaloshi. “Më pëlqen stili i Drogba, për mua është më i miri, por sigurisht Ronaldo dhe Messi gjithashtu. Frank Lampard është njeri special, një ndër më të mirët edhe nga ana njerëzore”.

Pyetjes së newsport.al sa i takon Kombëtares, Broja nuk u step t’i përgjigjej. “Me këtë situatë dhe në kushte karantinimi nuk e di sesi do jetë kalendari, sigurisht kur të kemi ndeshjn e radhës do jem në Shqipëri, mbase për kualifikueset e tetorit”, tha prerazi Broja. Më herët, gjatë një bisede Armando Broja tregoi se nuk e dinte çdo të bënte nëse merrte një ftesë edhe nga Anglia.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: