Connect with Us

Panik për Koronavirusin, futbollistët e Superligës do të testohen

Sport

Panik për Koronavirusin, futbollistët e Superligës do të testohen

Publikuar

-

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, dhe trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, beson se lojtarët duhet të testohen për koronavirus para se të rinisin seancat stërvitore dhe ndeshjet në Ipko Superligën e Kosovës.

Futbollistët e klubeve kosovarë janë vetizoluar në shtëpi shkaku i pezullimit të kampionatit në Ipko Superligën e Kosovës, që u vendos shkaku i përhapjes së koronavirusit kudo në botë, transmeton Gazeta Express.

Përderisa ata s’kanë pasur mundësi të zhvillojnë ndeshje apo stërvitje me klubet e tyre, shumicës u janë dhënë programe stërvitore individuale për t’i ndjekur sa të jenë në shtëpi. E para se të kthehen në stërvitje me klubin, Eroll Salihu beson se do të kishte qenë mirë që ata të testohen.

“Unë mendoj se klubet duhet së paku t’i bëjnë ato teste para se ta fillojnë sërish punën në ekip, të paktën mjekët që kanë përvojë t’ua masin lojtarëve temperaturën apo t’i pyesin për ato simptomat kryesore në mënyrë që të mos i lihet rastësisë. E klubet që kanë mundësi le të shkojnë edhe më tej me teste”, ka thënë Salihu në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Të njëjtin mendim e ka edhe Afrim Tovërlani, i cili megjithatë thotë se në Feronikel s’është diskutuar ende kjo mundësi. “Lojtarët janë të shqetësuar për situatën. Ne nuk e kemi diskutuar ende sa i përket testeve pasi që për momentin nuk kemi kontakte të përditshme me ta. Por, do të ishte mirë t’i bënim ato teste”, ka thënë Tovërlani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE