La Liga
Reali planifikon transferimin e shekullit, por koronavirusi i bën gjëmën

Emergjenca Coronavorus ka kthyer përmbys botën e futbollit. Kampionatet janë ndalur në pritje që sittuata të kthehet përsëri në noramalitet. Mes këtyre është edhe Ligue 1, që mund të mbyllet në korrik.
Një detaj shumë i rëndësishëm në seknarin e paraqitur nga Marca. Një skenar që ka për rotagonistë Real Madrid dhe Kyllian Mbappe. Klubi spanjoll duket se është vënë në lëvizje për të bindur sulmuesin e Paris Saint-Germain që të transferohet në Madrid. Megjithatë, marrëveshja rrezikon të dështojë për shkak të përmbysjes së kalendarit.
Mbappe, në fakt, kishte vendosur të merrte kohë dhe ta vendoste të ardhmen e tij në përfundim të Euro 2020. Por kompeticioni europian është shtyrë për vitin tjetër dhe kjo komplikon planet e lojjtarit dhe, për rrjedhojë, ato të Real-it.
Kjo situatë e bën më konkrete hipotezën e një rinovimi të bujshëm të Mbappe me PSG-në.