Sport
Video/ E gjithë Shqipëria në izolim, Ernest Gjoka hap petët e byrekut

Kanë ardhur kohë të vështira. Edhe për trajnerët e futbollit… Në këto ditë kur njerëzit janë mbyllur në shtëpi, është e nevojshme që të dish ta shtysh kohën, të “mësosh” gjëra të reja, por edhe të jesh i dobishëm për familjen.
Këtë po e zbaton më së miri Ernest Gjoka, trajneri tiranas që drejton Shkëndijën e Tetovës, ka nisur të perfeksionojë dorën me.. byrekët. Video tregon se si trajneri i njohur i kampionatit tonë ka gjetur një hobi për të shtyrë kohën.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania