Sport
“I paske lëshuar pëllumbat…”/ Sabien Lilaj ngacmon keq portierin e njohur të Superiores

Në kushte izolimi dhe dalje të kufizuara jashtë shtëpisë, natyrshëm të gjithë i janë vërsulur rrjeteve sociale për të kaluar kohën. Një foto e postuar në “Facebook” nga portieri i Flamurtarit, Shpëtim Moçka, duke qenë vetëm në shëtitoren e “Lungo Mares” në Vlorë, ka bërë që të vijnë ngacmime nga më të ndryshmet.
Mesfushori korçar, Sabjen Lilaj, i cili luan Izarel me klubin Sektzia Nes Tziona, ka qenë i pari që ka ironizuar me Moçkën për vetë situatën që po kalon vendi pas përhapjes së koronavirusit. “I paske lëshuar pëllumbat o gjigand…”, i shkruan Lilaj.
Ndërsa përgjigjia e Moçkës është e menjëhershme. “Ore izraelit, gjallë je ti apo ku të gjen gjë ty…”. Më pas Lilaj e kalon gjithçka me një buzëqeshje.
Futbollistët janë miq prej vitesh, duke qenë bashkë pjesë e Kombëtareve të moshave për një periudhë jo të vogël.