Sport
Ishte duke festuar në pub me shoqërinë, futbollisti merr lajmin që ishte pozitiv me koronavirus

Mbrojtësi i Portsmouth, Sean Raggett rezultoi pozitiv me testin e koronavirusit. Lajmi i hidhur erdhi pasi kishte dalë në pub për të konsumuar ndonjë birrë dhe ngrëën diçka, në Gillingam. Futbollisti ishte kthyer në qytet për ditëlindjen e të ëmës.
“Nuk besoja se kisha rezultuar pozitiv! U befasova, qëndroja në heshtje dhe mendoja. Ishte e frikshme”, tregoi lojtari.
Pas telefonatës së fizioterapistit të Portsmouth që e informonte për pozitivitetin, 26-vjeçari ka lënë menjëherë lokalin, për të mos vënë në rrezik shëndetin e të tjerëve. Raggett është një nga katër lojtarët e Portsmouth që rezultuan pozitivë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania