Connect with Us

Migjen Basha flet nga karantina/ Ja çfarë më ndodhi

Kombëtare

Migjen Basha flet nga karantina/ Ja çfarë më ndodhi

Publikuar

-

Ish-futbollisti i kombëtares Migjen Basha dha një intervistë për median e njohur italiane “Tuttomercatoweb”. 33-vjeçari, i cili aktivizohet në Australi me skuadrën e Melburn Viktorit, rrëfen se u vendos në karantinë bashkë me skuadrën e tij në Zelandën e Re për 14 ditë pas urdhërit që kishte dhënë qeveria australiane. Ndërsa, ai foli dhe për futbollin italian, ku kaloi plot 12 vite të karrierës së tij. Ndërkohë, Basha hodhi poshtë mundësinë për të luajtur sërish në Europë.

“Eksperienca australiane – Po, jam në karantinë për shkak të kësaj situate të krijuar. Në kampionatin australian, luan një skuadër nga Zelanda e Re. Të dielën e kaluar fluturuam drejt Uellingtonit (kryeqyteti i Zelandës së Re) dhe si për ironi të fatit, qeveria australiane kishte vendosur që secili që udhëton jashtë Australisë, të duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë. Si pasojë, ata ndryshuan ndeshjet tona. Kampionati po luhet pa tifozë. Gruaja dhe fëmijët e mi mund të lëvizin lirshëm. Nuk ka frikë dhe panik këtu. Por, megjithatë janë marrë masa.

Objektivat e ardhshme dhe a do të rikthehet në Europë – Nuk mund ta them. Jam 33 vjeç dhe kam kontratë me Melburnin deri në vitin 2021 dhe do të jem ende i moshuar për Europën. Por, dua të luaj derisa të më gëzojë. Nuk ka ndërment të tërhiqem tani.

Përvoja në Itali – Italia më ka dhënë gjithçka. Kam shkuar atje 19 vjeç dhe jam rritur vetëm. Më bëri të kuptoja se si është jeta dhe çfarë njeriu mund të bëhesh pavarësisht vështirësive. Por, nuk tërhiqem kurrë. Më ndihmoi të ngjitesha nga Seria C deri te Torinoja dhe më pas të bashkohesha me kombëtaren e Shqipërisë. I jam shumë mirënjohës Italisë dhe mezi pres të kthehem dhe të bëj një tur të takoj çdo gjeri që kam njohur”, rrëfen ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: