Sport
Tërmeti i frikshëm në Kroaci, futbollisti shqiptar tregon tmerrin/ Dolëm menjëherë jashtë

“Zot mbaj dorën e na shpëto”. Është lutja që më së shumti e kanë bërë në Kroaci që pas mëngjesit të sotëm. Një tërmet afro 5.3 ballë ka lëkundur Kroacinë dhe ka sjellë dëme matieriale sidomos në Zagreb. Lojtarët shpiptarë që jetojnë atje, e kanë ndjerë shumë, por fatmirësisht pa asnjë pasojë.
“U ndje shumë. Ishte rreth orës 6:30. Vërtetë i fortë dhe është përllogaritur rreth 5.3 ballë. Dolëm menjëherë jashtë sepse na zgjoi nga gjumi.
Fatmirësisht nuk kemi pasoja në shtëpi. Ne jemi të gjithë mirë”, tregon për “Panorama Sport” lojtari i Lokomotovës së Zagrebit, Indrit Tuci, i cili është mik dhe bashkëlojtar ekipi edhe me Myrto Uzunin, Enis Çokajn dhe Jon Mersinajn.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania