Connect with Us

Andi Lila thumbon keq Dukën: S’e di pse ndryshuan mendje për Sindikatën

Sport

Andi Lila thumbon keq Dukën: S’e di pse ndryshuan mendje për Sindikatën

Publikuar

-

Futbolli në Shqipëri ashtu si në të gjithë Europën është ndalur për shkak të pandemisë së coronavirusit. Problemi madhor në këto kohë për lojtarët është pagesa pasi edhe në vendet e tjera po disktuhoet që të reduktohen duke parë që nuk po luhet futboll.

Kreu i Sindikatës së futbollistëve, Andi Lila në një prononcim në “Fan Zone” foli për futbollistët shqiptar që në këto të vështirë duhet të paguhen rregullisht. Në fjalën e tij Lila foli edhe për kontratën kolektive që duhej të ishte firmosur nga FSHF-ja, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Nuk munguan as “kunjat” ndaj presidentit të Federatës, Armand Duka duke I kujtuar se FSHF-ja është tetrai, por lojtarët janë aktorët që luajnë dhe pa ata nuk ka teatër.

“I bëj thirrje klubeve që mos të nxjerrin lojtarët në stërvitje pasi rrezikojnë të sjellin sëmundjen në shtëpi. Ne si Sindikatë po bisedojmë me lojtarët në Shqipëri dhe do dalim me nje vendim ku pjesa e pagesave do të jetë kryesore. Kishim rënë dakord me FSHF-në për të firmosur kontratën kolektive por nuk u bë e nuk e di pse nuk u firmos.

Do të ketë një dakordësi me lojtarët nga të gjitha ligat në Shqipëri. Po ju tregoj një rast me futbollistin Demo që bëri një gjyq me juristër e Sindikatës dhe e detyruar të qendronte te Luftëtari edhe pse e fitoi gjyqin. Do të kemi një mbrojtje juridike për lojtarët nga ana e Sindikatës. Do të bëjmë kërkesë në FSHF që një klub të mos licensohet nëse ka 3 vite që nuk paguan lojtarët. Kjo gjë është vetëm për të mirën e futbollit dhe kush është kundra kësaj do të përballet me ne. Klubet duhet të kërkojnë ndihmë nga Federata që të paguajnë lojtarët pasi nuk duhet të ngelet askush pa u paguar. Çdo lojtar i Superligës duhet të marri 500 mijë lekë të vjetra dhe 300 ata të Kategorisë së Parë për kontratën bazë që duhet të ishte firmosur muaj më parë.

Ne kërkojmë që lojtarët e do të ngrejmë zërin që ata të paguhen në këto kohë që nuk po luajnë. Kemi gjetur akordin me FSHF-në me për të firmosur kontratën kolektive që është mardhënia midis Sindikatës dhe FSHF-së, por nuk është firmosur ende dhe nuk e di pse. Kjo është detyrim ligjor dhe që duhet të firmoset e Sindikata është rregjistruar në QKB. Kemi rënë dakord me Federatën e kemi qenë në takim për të firmosur, por nuk ka ndodhur. Nëse do të firmosnin sot do të ishim më të fortë që Qeveria të merrte parasysh edhe futbollistët për t’i ndihmuar nga ana ekonomike. Nuk e di pse nuk është firmosur kjo kontratë dhe u la që të diskutohej në Asamble, por nuk ishim në listë edhe pse kjo Asamble nuk është mbledhur ende. Unë jam I hapur për të gjithë që të disktojmë për kontratën kolektive dhe është për të mirë e lojtarëve e jam I hapur ta diskutoj më të gjithë. Kush është kundra futbollistëve do të përballet me ne sepse nuk mund të vazhdojmë kështu.

Të them të drejtën nëse ne lojtarët jemi të gjithë bashkë, Federata ka teatrin ne kemi aktorët dhe pa aktorët nuk mund të luhet. I bëjmë thirrje të gjithëve që kjo situatë të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Mund të organizojmë edhe një protest dhe mos pagesat duhet të vdesin njëherë e përgjithmonë në Shqipëri”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: