Kombëtare
Bekim Balaj në merak të madh/ Ka njerëzit e tij më të ngushtë në Itali, tregon edhe si e kalon kohën në izolim

Bekim Balaj ka folur për situatën në të cilën gjendet në Rusi, ndërsa ka treguar shqetësimin e tij për prindërit dhe motrën që jetojnë në Itali. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Supersport, sulmuesi i kombëtares shqiptare deklaroi:
“Jam në merak për prindërit sepse janë në Itali së bashku me motrën që jetojnë në Rimini. Unë kam bërë stërvitje individuale në një park afër shtëpisë, por edhe atë po e mbyllin. Kam marrë një program individual dhe po përgatitem vetë. E rëndësishme është që të kalojmë këtë situatë sepse mbi të gjitha është jeta.
Kam folur me të gjithë, sidomos me babin dhe motrën që janë momentalisht në Itali. E kalojmë kohën duke luajtur edhe “Ludo King”.
Sa i përket kualifikimit të Shqipërisë, jam i bindur që e merituam atë kualifikim. Bëmë shumë mirë sepse ishin shumë ndeshje”, përfundoi ai.