Connect with Us

Seria A mund të mos rifillojë fare, ja skenari që mund të ndodhë në Itali

Seria A

Seria A mund të mos rifillojë fare, ja skenari që mund të ndodhë në Itali

Publikuar

-

Një skenar i pabesueshëm për Serie. Sipas “Repubblica”, kjo do të ishte ideja e fundit e Damiano Tommasi dhe AIC (Shoqata e Futbollistëve në Itali) për të korrigjuar (rikuperuar) sezonin aktual, që është ndaluar tashmë nga emergjenca e “Coronavirus”. Ideja që të përmbyllet gjithçka deri më 30 qershor është mjaft e ndërlikuar, ndaj një skenar tjetër po diskutohet midis presidentëve.

Koha e çlirimit nga ky virus vdekjeprurës, natyrisht, nuk është ende e qartë dhe vështirë se do të jetë e shkurtër. Kësisoji, ky është propozimi i Tommasi: të mbyllim sezonin këtu dhe ta fillojmë përsëri vitin e ardhshëm; jo të gjitha nga e para, por me pikë pak a shumë në varësi të pozicioneve të renditjes aktuale, në kohën e ndalimit të kampionatit.

Sigurisht, teknikalitetet do të ishin të gjitha për t’u zhvilluar, sepse për momentin është vetëm një hipotezë. Për momentin, për fat të keq, e vetmja mënyrë për të menduar për futbollin, është ajo që do të vijë. Siç e sqaroi edhe vetë Tommasi për “Radio Anch’io Sport”: “Të luash përtej 30 qershorit do të thotë të ndërhysh në kontratat e lojtarëve dhe garat në ardhje, sezoni 2020-2021, të pësojnë ndryshime të tjera. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të ishte një ëndërr të luhej këtë verë. Me siguri do të zgjasë kampionati me disa javë.

Problemi është, megjithatë, që në këtë moment askush nuk mund të lëvizë nga karantina e tij, kështu që nuk mund të planifikojmë një rikuperim të kohës së humbur. Ne biseduam për sezonin që do të zgjasë, por ka shumë skenarë si mund të fillonim përsëri, në shumë mënyra. Hipotezat janë të shumta”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

“Po më lajmërojnë çdo ditë për miqtë e mi të vdekur”, rrëfimi rrënqethës i ndihmësit të Rejës

Publikuar

-

Nga

Zv/trajneri i Shqipërisë Serxho Porrini rrëfen se shumë miq të tij po humbasin jetën për shkak të koronavirusit në Itali. Ish-futbollisti i Juventusit, i cili ka humbur në këtë katastrofë natyrore edhe njërin prej kushërinjve të tij, këmbëngul që ky sezon të shtyhet për vitin e ardhshëm duke e konsideruar si “të sforcuar dhe të […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shoku i Elseid Hysajt bën gjestin e madh/ Restoranti i tij vihet në sherbim të mjekëve

Publikuar

-

Solidarizimi në këto ditë të vështira vazhdon. Arkadiusz Milik dhe e fejuara Jessica, kanë vendosur të shfrytëzojnë restorantin e tyre Food&Ball që kanë në vendlindje. Ai është mbyllur këto kohë, por sulmuesi i Napolit ka vendosur ta shfrytëzojë për trupat mjekësore të Katoëice në Poloni. Iniciativa ka qenë e Jessicas, e cila ka hedhur idenë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Berisha bën postimin me Cristiano Ronaldon/ Eros Grezda e ngacmon: Bëhu i fortë, mos qaj

Publikuar

-

Të gjithë tashmë janë izoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të Koronavirusit dhe mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të kaluar kohën. Ky izolim ka bërë që portieri i Kombëtares, Etrit Berisha të rikthehet të shikojë disa nga momentet e tij më të mira këtë sezon. Një moment është edhe ai në ndeshjen […]

LEXO TE PLOTE