Connect with Us

Tare është gjigant, shihni kë lojtar do të sjellë te Lazio

Seria A

Tare është gjigant, shihni kë lojtar do të sjellë te Lazio

Publikuar

-

Lazio po kalonte një sezon të mrekullueshëm përpara se Seria A të ndërpritej nga Coronavirusi. Igli Tare kërkon të ruajë grupin dhe pse jo të ndërtojë një Lazio akoma dhe më të fortë për sezonin tjetër. Ish-sulmuesi i kombëtares ka shfaqur interes për mbrojtësin e Liverpool, Dejan Lovren.

Ekipi kryeqytetas e kërkoi sllovenin dhe në merkaton e janarit, por nuk ishte gati të paguante kartonin e tij që kushton plot 20 milionë euro. Kontrata e mbrojtësit me “The Reds” përfundon në qershorin e vitit 2021 dhe nëse Liverpool nuk e shet këtë verë, rrezikon ta humbasë me parametra zero verën tjetër.

Gjithsesi Lazio nuk është e vetme në garë për shërbimet e Lovren. Janë ekipe si Arsenal dhe Tottenham që i janë bashkuar garës. Mbrojtësi që mbush 31-vjeç në korrik ka që në vitin 2014 që luan për Liverpool dhe mesa duket ka ardhur koha për një aventurë të re. Tare i ofron atij një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, 2 milionë më pak nga sa merr në Angli, por shqiptari i ofron një kontratë më të gjatë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

“Po më lajmërojnë çdo ditë për miqtë e mi të vdekur”, rrëfimi rrënqethës i ndihmësit të Rejës

Publikuar

-

Nga

Zv/trajneri i Shqipërisë Serxho Porrini rrëfen se shumë miq të tij po humbasin jetën për shkak të koronavirusit në Itali. Ish-futbollisti i Juventusit, i cili ka humbur në këtë katastrofë natyrore edhe njërin prej kushërinjve të tij, këmbëngul që ky sezon të shtyhet për vitin e ardhshëm duke e konsideruar si “të sforcuar dhe të […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shoku i Elseid Hysajt bën gjestin e madh/ Restoranti i tij vihet në sherbim të mjekëve

Publikuar

-

Solidarizimi në këto ditë të vështira vazhdon. Arkadiusz Milik dhe e fejuara Jessica, kanë vendosur të shfrytëzojnë restorantin e tyre Food&Ball që kanë në vendlindje. Ai është mbyllur këto kohë, por sulmuesi i Napolit ka vendosur ta shfrytëzojë për trupat mjekësore të Katoëice në Poloni. Iniciativa ka qenë e Jessicas, e cila ka hedhur idenë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Berisha bën postimin me Cristiano Ronaldon/ Eros Grezda e ngacmon: Bëhu i fortë, mos qaj

Publikuar

-

Të gjithë tashmë janë izoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të Koronavirusit dhe mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të kaluar kohën. Ky izolim ka bërë që portieri i Kombëtares, Etrit Berisha të rikthehet të shikojë disa nga momentet e tij më të mira këtë sezon. Një moment është edhe ai në ndeshjen […]

LEXO TE PLOTE