Connect with Us

Andi Lila i shqetësuar/ Nëse kjo situatë zgjat shumë, atëherë me çfarë do ushqehen ata?

Sport

Andi Lila i shqetësuar/ Nëse kjo situatë zgjat shumë, atëherë me çfarë do ushqehen ata?

Publikuar

-

Ditën e djeshme, kreu i Sindikatës së Futbollistëve Shqiptar, Andi Lila ishte në një lidhje nga Skype, në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus. Lila u shpreh i shqetësuar rreth situatës së futbollistëve duke theksuar se disa presidentë nuk kanë kryer pagesat dhe nëse kjo situatë zgjat, atëherë një problem më shumë për lojtarët do të ishte edhe çështja e ushqimit. Futbollisti tha se si Sindikatë po përgatiten edhe për të dalë me një deklaratë që futbollistët të mos lihen pas dore.

“Është një periudhë shumë e vështirë për futbollin shqiptar. Kam pasur telefonata nga disa futbollistë, diskutohet që paguhen mirë, por jam i shqetësuar sepse presidentët nuk kanë kryer pagesat për ta. Nëse kjo situatë do zgjasë më shumë po ata me çfarë do jetojnë?

Kemi bërë një grup në whatsapp me disa prej futbollistëve të kampionatit shqiptar dhe aty diskutojmë edhe më pas ata po i përcjellin tek skuadrat e tyre. Ne po punojmë për të dalë me një deklaratë që futbollistët mos të lihen pas dore. Është një situatë e vështirë”, u shpreh Lila.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: