Connect with Us

E FUNDIT/ Zbulohet plani i bujshëm i FSHF-së për Superligën

Sport

E FUNDIT/ Zbulohet plani i bujshëm i FSHF-së për Superligën

Publikuar

-

Superiorja ka ndalur pa u mbyllur faza e tretë, që në program kishte edhe një takim. Shkak u bë situata  krijuar në vend nga përhapja e Coronavirusit. Fillimisht nuk u mendua që gjendja do të rëndohej kaq shumë, por më pas u vendos të mos luhej më.

Plani ishte që të vazhdohej të zhvilloheshin kampionatet me dyer të mbyllura, ndërkohë që aktualisht UEFA ka këshilluar që sezoni të përfundojë deri më 30 qershor. Dëshira është kjo dhe para pak ditësh, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, u shpreh se do jetë e vështirë që të vendoset fatet e këtij kampionati në tavolinë.

 

“Nuk është menduar për mbylljen e garës tani. Nuk mendojmë se kjo situatë do vazhdojë pafundësisht. Shpresojmë që kjo situatë të normalizohet dhe të rikthehemi sa më shpejt në jetën normale. Kam dëgjuar edhe opsione të tjera, por më duket më i pamunduri që kampionati të jepet në tavolinë dhe të ndërpriten tani. Shpresojmë që kampionatet të fillojnë shumë shpejt”, deklaroi Shulku në “Studio Sprint” në ABC News.

PLANI B – Momentalisht nuk dihet akoma se çfarë do të ndodhë me kampionatin. Rastet me COVID-19 po vijnë e shtohen, ndërkohë që ka edhe viktima në vendin tonë. Parashikohet që gjendja të përkeqësohet dhe më pas çdo gjë besohet se do të shkojë drejt normalizimit, gjithmonë nëse do të ndiqen udhëzimet e autoriteteve.

 

Sa i takon Superiores, ABC News mëson se në FSHF po mendojnë edhe ndryshimin e skemës së Superiores. Kjo do të ndodhë nëse kampionati nuk nis deri në muajin qershor. Renditja aktuale konsiderohet si përfundimtare, me Tiranën kampione, kurse Kukësi e Laçi shkojnë në Europë. Me Skënderbeun të dënuar, përfiton Teuta e pozicionuar në vendin e pestë.

Po me ekipet që bien çfarë ndodh? Po mendohet që kampionati të bëhet me 12 ose 14 skuadra dhe Luftëtari e Flamurtari të shpëtojnë, ndërkohë që në garë mund të shtohen Pogradeci, Apolonia, Kastrioti dhe Besëlidhja. Ose vetëm dy skuadrat e para në grupet e së Parës, liqenorët dhe krutanët. Gjithsesi ende nuk ka asgjë përfundimtare, por në FSHF po i mendojnë të gjitha, pasi është e vështirë të parashikohet se si do të rrjedhin ngjarjet në vazhdim. /Abcnews.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: