Connect with Us

Federata rumune mesazh mbrojtësit të Partizanit: Mbro veten, sakrifiko dhe mos u kthe në Rumani

Sport

Federata rumune mesazh mbrojtësit të Partizanit: Mbro veten, sakrifiko dhe mos u kthe në Rumani

Publikuar

-

Federata Rumune e Futbollit përmes faqes zyrtare u ka dërguar një mesazh të gjithë futbollistëve rumunë që luajnë jashtë vendit, ku bën pjesë edhe mbrojtësi i Partiznait, Deian Boldor, ku u kërkon që të jenë të kujdeshëm me situatë e krijuar nga Koronavirusi, si dhe u kërkon të mos kthehen në vend. Pra kërkon që ata të bjënë një sakrificë, ku si fillim të mbrojnë veten dhe më pas edhe komunitetin.

“FRF u dërgon një mesazh mbështetje dhe përgjegjësie të gjithë lojtarëve rumunë, të legjitimuar në klube në Rumani dhe jashtë vendit. Në këtë periudhë sfidash të mëdha për të gjithë shoqërinë, FRF riafirmon mbështetjen e saj për të gjithë anëtarët e familjes rumune të futbollit.

Ne jemi të shqetësuar për situatën e secilit pjesëmarrës në futboll; lojtarët, spektatorët, trajnerët, anëtarët e stafit teknik dhe mjekësor, menaxherët dhe gjyqtarët. Këtu, në vend, ne punojmë me të gjithë ata që janë të përfshirë për të identifikuar zgjidhjet më të mira, konkurruese, normative dhe financiare, në mënyrë që kjo pandemi dhe efektet e saj të ndikojnë tek ne sa më pak të jetë e mundur.

Ata që punojnë jashtë vendit dhe aktualisht janë në vende të tjera, ne i nxisim ata të demonstrojnë sjelljen e tyre të kujdesshme ndaj vetes dhe të dashurve të tyre, duke i mbrojtur kështu përmes sakrificës personale të largimit nga shtëpia. Kështu tregojmë unitetin në solidaritet si Rumunët!”

Ky është mesazhi që Federata Rumune Futbollit u ka dërguar të gjithë pjesëtarëve të familjes futbollistike dhe veçanërisht për legjionarët, sportistët që aktivizohen jashtë vendit. Mbi 160 lojtarë rumunë janë aktivë në vendet e tjera të Evropës. FRF gjithashtu ka hartuar një hartë të vendeve në të cilat lojtarët rumunë të lindur që nga 1 janari 2002 luajnë në klube të huaja në tri ligat e para./Panorama SPort

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: