Connect with Us

FSHF zbulon planin e bujshëm që ka për Superligën shqiptare këtë sezon

Sport

FSHF zbulon planin e bujshëm që ka për Superligën shqiptare këtë sezon

Publikuar

-

Superiorja ka ndalur pa u mbyllur faza e tretë, që në program kishte edhe një takim. Shkak u bë situata  krijuar në vend nga përhapja e Coronavirusit. Fillimisht nuk u mendua që gjendja do të rëndohej kaq shumë, por më pas u vendos të mos luhej më.

Plani ishte që të vazhdohej të zhvilloheshin kampionatet me dyer të mbyllura, ndërkohë që aktualisht UEFA ka këshilluar që sezoni të përfundojë deri më 30 qershor. Dëshira është kjo dhe para pak ditësh, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, u shpreh se do jetë e vështirë që të vendoset fatet e këtij kampionati në tavolinë.

“Nuk është menduar për mbylljen e garës tani. Nuk mendojmë se kjo situatë do vazhdojë pafundësisht. Shpresojmë që kjo situatë të normalizohet dhe të rikthehemi sa më shpejt në jetën normale. Kam dëgjuar edhe opsione të tjera, por më duket më i pamunduri që kampionati të jepet në tavolinë dhe të ndërpriten tani. Shpresojmë që kampionatet të fillojnë shumë shpejt”, deklaroi Shulku në “Studio Sprint” në ABC News.

PLANI B – Momentalisht nuk dihet akoma se çfarë do të ndodhë me kampionatin. Rastet me COVID-19 po vijnë e shtohen, ndërkohë që ka edhe viktima në vendin tonë. Parashikohet që gjendja të përkeqësohet dhe më pas çdo gjë besohet se do të shkojë drejt normalizimit, gjithmonë nëse do të ndiqen udhëzimet e autoriteteve.

Sa i takon Superiores, ABC News mëson se në FSHF po mendojnë edhe ndryshimin e skemës së Superiores. Kjo do të ndodhë nëse kampionati nuk nis deri në muajin qershor. Renditja aktuale konsiderohet si përfundimtare, me Tiranën kampione, kurse Kukësi e Laçi shkojnë në Europë. Me Skënderbeun të dënuar, përfiton Teuta e pozicionuar në vendin e pestë.

Po me ekipet që bien çfarë ndodh? Po mendohet që kampionati të bëhet me 12 ose 14 skuadra dhe Luftëtari e Flamurtari të shpëtojnë, ndërkohë që në garë mund të shtohen Pogradeci, Apolonia, Kastrioti dhe Besëlidhja. Ose vetëm dy skuadrat e para në grupet e së Parës, liqenorët dhe krutanët. Gjithsesi ende nuk ka asgjë përfundimtare, por në FSHF po i mendojnë të gjitha, pasi është e vështirë të parashikohet se si do të rrjedhin ngjarjet në vazhdim. /abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Merr fund votimi, Tirana zgjedh futbollistin më të mirë të shekullit

Publikuar

-

Nga

Klubi i Tiranës mbylli sondazhin për “futbollistin më të mirë bardheblu në 100 vite histori” të 24 herë kampionëve të Shqipërisë. Në faqen zyrtare, Tirana publikoi si fitues emrin e ikonës bardheblu Arben Minga si lojtari më i mirë dhe më i preferuar në historinë e klubit kryeqytetas. Ky sondazh ishte ëelur para 10 ditësh […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Lojtari i Partizanit e pranon hapur: Më duan në Azerbajxhan, do largohem

Publikuar

-

Nga

Futbollisti i Partizanit i huazuar te Besa Lukas Kardozo zbuloi së fundmi se ka marrë një ofertë nga një klub i Azerbajxhanit. Në një intervistë për median sportive azere “apasport”, sulmuesi brazilian theksoi se do të rishikojë mundësinë për të luajtur për “të kuqtë” në fund të sezonit. Ai shton se nëse drejtuesit e 16-herë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Braçe i përvishet sërish Dukës: Shit Bently-n meqë të dhimbset futbolli, ose pagaj me fitimin tënd nga Digitalbi

Publikuar

-

Nga

Debati mes zv/kryeministrit Erion Braçe dhe presidentit të FSHF-së Armand Duka rreth dhënies së ndihmës financiare të shtetit për klubet e futbollit shqiptar ka vazhduar sot me kundërpërgjigjen e zyrtarit të qeverisë. Braçe i bëri thirrje kreut të FSHF-së që “të shesë automjetin e tij Bentli për të siguruar para që do të shkojnë si […]

LEXO TE PLOTE