Connect with Us

“Gjaku i familjes sime është shqiptar”, mbrojtësi i talentuar refuzon Gjermaninë dhe Kanadanë

Kombëtare

“Gjaku i familjes sime është shqiptar”, mbrojtësi i talentuar refuzon Gjermaninë dhe Kanadanë

Publikuar

-

Kombëtarja shqiptare tashmë ka dhe një tjetër futbollist si opsion për ta zgjedhur në repartin e mbrojtjes. Bëhet fjalë për Kosovar Sadiki, djaloshi 21 vjeçar i cili është pjesë e Hibernian në Skoci, por është huazuar tek Finn Harps. Qëndërmbrojtësi ka lindur në Gjermani në gusht të vitit 1988 pasi familja e tij u largua nga Kosova pas plasjes së luftës, e më pas familja Sadiki do të shpërngulej në Kanada, ku do të kujdeseshin për ta.

Shtatlarti ka përfaqësuar Kanadan deri në moshat U-23 duke marrë pjesë edhe në turne, e tashmë në një intervistë të dhënë për mediat Skoceze, Sadiki ka zbuluar se zemra e tij rreh për Shqipërinë dhe do të që luaj sa më shpejtë me ngjyrat kuq ezi. Mbrojtësi I Hibernians ka 5 mundësi zgjedhje për Kombëtare, Gjermaninë, Kanadanë, Kosovën, Suedinë dhe Shqipërinë.

“Kam patur një bisedë me trajnerin e Kanadasë tek të rinjtë pas Turneut Toulon dhe i thashë që kam zgjedhur Shqipërinë. Tani jam duke kaluar edhe pjesën proceduriale për sa i përket pasaportës. Familja ime dhe unë jemi patriot, jam krenar që jam shqiptar, gjaku i familjes sime është nga Shqipëria. Nuk ka qenë e mundur më parë për shkak të situatës me pasaportat. Kanadaja u kujdes për prindërit dhe gjyshërit e mi kur erdhën si refugjatë. Ishte e ndërlikuar se për kë të luaja, por zgjodha Shqipërinë.

Unë dua të luaj për Shqipërinë dhe kjo do të varet nga mënyra sesi bëj në finlandez Harps këtë sezon. Nëse bëj ndeshje të mira në këtë nivel dhe në këtë kampionat, do të bëjë një ndryshim të madh. Ndërsa sa i përket trajnerit të Hibernianit, flas me të pas çdo ndeshje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E nis me fanellën e Shaqirit dhe e përfundoi me të tijën/ Ermir Lenjani bën sfidën e pamundur

Publikuar

-

Nga

Mesfushori anësor i Shqipërisë, Emir Lenjani, me anë të një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka dhuruar spektakël. Lenjani ndodhet aktualisht në karantinë, si dhe pa skuadër, pasi u largua nga ekipi zviceran i Sion. 30 vjeçari nga Prishtina, me videon e publikuar, tregoi formën e tij shumë të mirë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Sërish polemika, Rama kapet prap me kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po mundohet me çdo kusht të ndërgjegjësojë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të Koronavirusit. Kryeministri njihet edhe për batutat e tij të shumta, teksa shpesh herë ka përmendur edhe Kombëtaren në kohët e fundit, duke iu referuar pësimit të golave në minutat e fundit nga kuqezinjtë. Të […]

LEXO TE PLOTE