Connect with Us

Gjesti i mrekullueshëm, Dita tregon pse i dorëzoi shiritin e kapitenit Jashanicës

Sport

Gjesti i mrekullueshëm, Dita tregon pse i dorëzoi shiritin e kapitenit Jashanicës

Publikuar

-

Jashanica la pas dënimin e marrë për të qendruar 2 vite jashtë fushave të blerta, ndërsa rikthimi e gjeti me shiritin e kapitenit sërish në krahun e tij. Ishte pikërisht Bruno Dita ai që i dorëzoi sërish shiritin, duke bërë kështu një gjest që u duartrokit nga të gjithë. Në një prononcim për emisionin “Fan Zone” lojtari i Skënderbeut tregon edhe arsyet të cilat e kanë dërguar drejt një veprimi të tillë.

Dita, që këtë sezon ka qenë një pikë thelbësore e juglindorëve, zbulon se e gjitha erdhi për shkak të mungesës së gjatë larg futbollit dhe kontributit të madh që Jashanica ka dhënë për fanellën e Skënderbeut gjatë viteve. Megjithatë shprehet se heqja e shiritit për të nuk do të thotë heqje përgjegjësish, të cilat zotohet se do vijojë t’i mbajë.

“Shiritin ia dorëzova Jashanicës duke ditur që ishte 2 vite larg futbollit. Është vërtet shumë e vështirë. Por njëkohësisht ka dhënë edhe shumë kontribut te Skënderbeu. Prandaj ia lashë shiritin e kapitenit Jashanicës. Por kjo nuk do të thotë një heqje përgjegjësie, pasi të gjithë lojtarët marrin përgjegjësi mbi shpatullat e tyre. Kjo puna e izolimit tani na e ka bërë shumë të vështirë, por nuk kemi tjetër rrugë, do qendrojmë dhe do durojmë. Bëhet fjalë për jetë njerëzish”, ka thënë Bruno Dita./

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: