Connect with Us

I përfundon kontrata këtë vit, zbulohet e ardhmja e Gjasulës

Kombëtare

I përfundon kontrata këtë vit, zbulohet e ardhmja e Gjasulës

Publikuar

-

Klaus Gjasula duket se e ka zgjidhur të ardhmen e tij, të paktën sa i përket emrit të skuadrës që ka prioritet për të nënshkruar me të. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare mbyll kontratën me Paderborn në fund të këtij sezoni dhe duket se ka vendosur se çfarë do të bëjë pasi të shpallet lojtar i lirë.

Mediat gjermane raportojnë se Gjasula nuk ka ndër mend të largohet nga Paderborn, edhe nëse kjo skuadër do të zbresë në Bundesligën 2. Ndonëse atë e kanë kërkuar skuadra të tjera, Gjasula mendon se është në ekipin e duhur ku është stabilizuar dhe njeh mirë ambientin. Ndaj që para se të niste kriza e koronavirusit dhe të ndërpritej kampionati për shkak të infeksionit, ai ishte ulur në tavolinën e bisedimeve për të folur me drejtuesit e klubit të Paderborn për një kontratë të re.

Sipas “Kicker”, ka një akord paraprak mes palëve për të vazhduar bashkëpunimin me një kontratë afatgjatë, pasi Gjasula është një prej shtyllave të skuadrës dhe nuk është rastësi që atij shpeshherë i është besuar edhe shiriti i kapitenit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E nis me fanellën e Shaqirit dhe e përfundoi me të tijën/ Ermir Lenjani bën sfidën e pamundur

Publikuar

-

Nga

Mesfushori anësor i Shqipërisë, Emir Lenjani, me anë të një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka dhuruar spektakël. Lenjani ndodhet aktualisht në karantinë, si dhe pa skuadër, pasi u largua nga ekipi zviceran i Sion. 30 vjeçari nga Prishtina, me videon e publikuar, tregoi formën e tij shumë të mirë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Sërish polemika, Rama kapet prap me kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po mundohet me çdo kusht të ndërgjegjësojë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të Koronavirusit. Kryeministri njihet edhe për batutat e tij të shumta, teksa shpesh herë ka përmendur edhe Kombëtaren në kohët e fundit, duke iu referuar pësimit të golave në minutat e fundit nga kuqezinjtë. Të […]

LEXO TE PLOTE