Connect with Us

Ngjarje e frikshme/ Dy futbollistët rrëmbehen në mes të rrugës

Sport

Ngjarje e frikshme/ Dy futbollistët rrëmbehen në mes të rrugës

Publikuar

-

Skandalet në futbollin afrikan nuk kanë të sosur, teksa së fundmi ka ndodhur diçka që mund ta kemi hasur shpesh në filmat aksion. Një rrëmbim ka ndodhur në Nigeri, ku janë marrë peng dy futbollistë të Enyimba Football Club.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nigerian, që ka njoftuar se Dayo Ojo dhe Benjamin Iluyomade janë personat në fjalë të marrë peng nga disa persona të armatosur.

Kjo ngjarje ka ndodhur para dy ditësh, në kohën që lojtarët po udhëtonin për në qytetin e Akures për shkak se kampionati u pezullua prej Coronavirusit. I vetmi që i shpëtoi rrëmbimit ishte Emmanuel James.

Klubi nigerian po mban kontakte me familjen e Ojos, i cili mendohet të jetë dhe objektivi nga autorët. Ndërkohe familja e tij ka kërkuar lirimin e tij, por ende nuk ka asnjë lajm mbi dy futbollistët e rrëmbyer.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: