Sport
Nuk lejohet të shkosh as te berberi/ Ja si do të duken yjet e futbollit kur të mbarojë karantina (foto)

Izolim total i thuajse krej globit prej “Coronavirus”. Kjo pandemi e frikshme ka ndalur edhe futbollin, sportin më të dashur për njerëzimin. Nuk lejohen më grumbullime, ndërsa lojtarët janë karantinuar në shtëpitë e tyre. Ka disa që kanë rezultuar pozitivë nga testet përkatëse, duke mos i shpëtuar infektimit misterioz, që po merr mijëra jetë këtë muaj. Por, të qëndruarit në shtëpi dhe kujdesi maksimal për të mos kontaktuar me asgjë nga mjedisi i jashtëm, krijon edhe një problem më vete për këdo.
Më shumë se kurrë ndihet nevoja e berberit, qoftë për t’u rruajtur, qoftë për t’u qethur. Nëse të parën mund ta bësh edhe vetë, të dytën nuk ke shanse. Edhe ata që kanë bërberë personalë, si yjet e futbollit, vështirë të futen në duart e tyre në këtë emergjencë “Coronavirusi”, sepse nuk e di se nga të vjen infeksioni. Kësisoji, mbetet të shihet se si do të mbyllet kjo periudhe karantine e paafat për personazhët VIP-a, mes të cilëve edhe futbollistët.
Me siguri, do të tjetërsohen, aq sa do ta ruajnë një foto me mjekër e flokë të gjata, si kujtim nga një moment i hidhur dhe i frikshëm botëror, “COVID-19”. Tabloidi anglez “The Sun” ka bërë disa fotomontazhe, se si pritet të duken disa futbollistë të njohur, me shtimin e mjekrave, pas periudhës së izolimit për shkak të urgjencës së “Coronavirus”.