Connect with Us

Pasojë e koronavirusit/ Futbollistit të Kombëtares i përgjysmohet rroga

Kombëtare

Pasojë e koronavirusit/ Futbollistit të Kombëtares i përgjysmohet rroga

Publikuar

-

Futbollisti i kombëtares, Eros Grezda, pritet të humbasë gjysmën e rrogës në Kroaci për shkak të koronavirusit. Klubi i tij, Osijeku, deklaroi se do të ulë shpenzimet pas ndërprerjes së kampionatit.

Karrierën në “Ibrox” e nisi shumë mirë dhe pritej të shkëlqente. Sa shumë kanë ndryshuar kohët për Eros Grezdën, që jo vetëm nuk arriti të tregonte veten te Rangers, por do të detyrohet të pranojë humbje financiare në Kroaci.

Lojtari i kombëtares shqiptare u huazua në janar tek Osijeku në Ligën e Parë kroate, aty ku ishte përpara sesa të transferohej në ishujt britanikë, veçse epidemia e koronavirusit duket se do të këtë.

Mediat kroate njoftojnë se Osijeku bëhet i pari klub i elitës që lajmëron uljen e rrogave për lojtarët e tij në masën deri në 50 për qind, nëse kampionatin nuk rinis.

Kësaj i bëjnë jehonë mediat skoceze, të cilat e quajnë vendimin e Osijekut si një problem për Rangers, që mesa duket do të duhet të plotësojë rrogën për shqiptarin e Kosovës.

Gjithsesi, Koronavirusi ka edhe rrezikun për shëndetin dhe jetën, diçka që padyshim ndikon te Grezda, ndërsa në Kroaci numri i të sëmurëve vazhdon të rritet dhe ka arritur gati në 400.

Përveç ndikimit të epidemisë, Grezda ka pasur edhe një shqetësim tjetër këto ditë dhe pikërisht ai i shkaktuar nga tërmeti, që tronditi Zagrebin, por edhe gjithë Kroacinë.

Tërmeti i rënë në 22 mars ishte i magnitudës 5.4 të shkallës Rihter, më i forti tërmet i 140 viteve të fundit në Kroaci, dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, si dhe një viktimë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: