Connect with Us

Teuta imiton tifozët e Dinamos së Zagrebit, shikoni nismën sensibilizuese të durrsakëve

Sport

Teuta imiton tifozët e Dinamos së Zagrebit, shikoni nismën sensibilizuese të durrsakëve

Publikuar

-

Ditën e dielë Kroacia mori “shuplakën” e dytë radhazi pas koronavirusit, duke u goditur nga një tërmet, që vuri në alarm gjithë Zagrebin dhe rrethinat e tij. Në këtë fatkeqësi ndihma e çdokujt është e nevojshme dhe ultrasit e Dinamos së Zagrebit janë shpërndarë të gjithë duke ndihmuar.

Dikush duke shpërndarë ilaçe nëpër spitale e dikush tjetër, duke ndihmuar të dëmtuarit prej tërmetit, ata dhanë shembullin më të mirë për të gjithë tifozët në mbarë Europën. Mesazhi i tyre ka mbërritur edhe në vendin tonë dhe pikërisht atje ku tërmetin e dinë shumë mirë se çfarë është, në Durrës.

Djemtë e Detit përmes një postimi në “Facebook”, të publikuar edhe nga faqja zyrtare e Teutës kanë njoftuar se anëtarët e këtij tifogrupi do të jenë në shërbim të të moshuarve, si fasha më e rrezikuar në rast të infektimit me koronavirus.

Ata do u shërbejnë atyre duke ia dërguar ushqimet dhe gjërat e tjera të nevojshme nëpër shtëpia, me qëllim shmangien e daljeve të të moshuarve sepse në rast të kundërt ata do të ekzpozoheshin më tepër ndaj Covid-19, që në rast infektimi do të ishte vdekjeprurës për ta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: