Sport
Tirana publikon videon emocionuese/ Bashkë për një qëllim… për jetën

Shqipëria, ashtu si e gjithë Bota është në luftë me armikun “COVID-19” dhe është e gjitha e izoluar. Aktivitetet sportive kanë kaluar në plan të dytë prej kohësh dhe gjithçka është pezulluar.
Një mesazh mjaft i bukur ka ardhur ditën e sotme nga klubi i Tiranës, që ka bërë një video emocionuese, duke shkruar që tashmë jemi të gjithë bashkë në misionin e jetës dhe të gjithë jemi për një qëllim.
Klubi bardheblu gjithashtu shkruan se të gjithë i ka marrë malli për stadiumin, por tani jemi në një mision tjetër. Kujtojmë se pezullimi i kampionatit për fatin e keq të Tiranës erdhi në momentin më të mirë për ta, pasi bardheblutë udhëhiqnin renditjen dhe ishin në një formë të jashtëzakonshme.
Bashkë për një qëllim… për jetën
Bashkë për një qëllim… për jetën #bashkëdojadalim #rrinështëpi #vishfanellëneTironës
Gepostet von KF Tirana am Dienstag, 24. März 2020