Connect with Us

Asanit i vjen në majë të hundës: Kjo situatë po më bezdis shumë

Kombëtare

Asanit i vjen në majë të hundës: Kjo situatë po më bezdis shumë

Publikuar

-

Jasir Asani ende nuk e ka nisur ekperiencën zyrtarisht në Suedi, teksa kampionati është pezulluar si në gjithë Europën për shkak të Koronavirusit. Kjo ka bërë që deri tani të jenë vetëm paraqitjet në miqësore dhe ajo në Kupë ndaj Kalmarit ato me fanellën e AIK-ut. Në një intervistë me gazetarin sportiv, Reshat Ibrahimi, Asani ka rrëfyer edhe gjendjen aktuale në Suedi. Ish-futbollisti i Partizanit thotë se është duke u stërvitur i vetëm, ndërsa kjo situatë ka filluar ta bezdisë. Sulmuesi shqiptar më tej shton se po përgatitet njësoj sikur sezoni do të nisë nesër dhe ndjen kënaqësi që ka shënuar në Kupë dhe në miqësore.

“Këtu në Stokholm jam mirë. Po bëj stërvitje dhe pushim, sepse edhe këtu tek ne në Suedi është pezulluar gjithcka. Unë bëj ushtrime vetë në një stadium ndihmës, pas kam programin që na e ka dhënë stafi teknik. Pas ushtrimeve kthehem në banesë dhe pushoj. Kështu e kaloj një ditë të zakonshme në kryeqytetin sudez. Normal që kjo situatë ka filluar të më bezdisë pak, sepse jemi mësuar të stërvitemi së bashku me ekipin, ndërsa tani për shkak të këtij pushimi të detyrueshëm biem nga forma dhe kjo është normale.

Unë po përgatitem maksimalisht sikur nesër të filloj sezoni i ri. Jam i kënaqur që shënova gol ndaj Kalmarit, pastaj kam shënuar edhe në një ndeshje miqësore. Unë uroj që pas përhapjes së Koronavirusit të kthehemi sa më parë në gjendje normale dhe pastaj të mendojmë vetëm për kampionatin. AIK është një prej favoritëve për kreun e tabelës dhe ne shpresojmë të realizojmë ambiciet e klubit dhe të tifozëve tanë që janë në numër të madh, jo vetëm në Stokholm por edhe në të gjithë Suedinë”, është shprehur Jasir Asani./Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: