Connect with Us

Balotelli shpëton nga akuza për përdhunim, 19-vjeçarja e pëson keq

Seria A

Balotelli shpëton nga akuza për përdhunim, 19-vjeçarja e pëson keq

Publikuar

-

Akuzat janë të pabesueshme, nuk ishte përdhunim dhe për këtë arsye çështja duhet të mbyllet. Në të vërtetë, paditësja tani akuzohet për përpjekje për zhvatje. Lajm i mirë për Mario Balotellin, në këto kohë të vështira për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Prokurorja e Brescias, Barbara Benzi, ka vendosur të arkivojë çështjen, që ishte ngritur ndaj sulmuesit me akuzën e ngacmimit seksual, në kohën kur ai lunate te Nice. Faktet kanë treguar se pretendimet e një 19-vjeçareje nga Vicenza nuk janë të besueshme.

Vajza është e detyruar tashmë të paraqitet në gjyq në Vicenza, sepse, sipas prokurorisë, ajo u përpoq të shantazhonte futbollistin, me të cilin tha se kishte marrëdhënie kur ai luante në Ligue 1.

Në kohën kur pretendohet ngjarja, 19-vjeçarja nga Vicenza ishte e mitur, por e kishte bërë Balotellin të besonte se ishte në moshë madhore e më pas i kërkoi 100 mijë euro që të mos e raportonte për dhunë seksuale.

Shantazhi tani ka të ngjarë t’i kushtojë shtrenjtë vajzës dhe avokatit e saj, të akuzuar për përpjekje për zhvatje. Përgjimet, që janë në duart e hetuesve, i kanë gozhduar të dy.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Maska falas për italianët, Gjimshiti tregon gjestin e madh që po ben e fejuara e tij serbe

Publikuar

-

Nga

Itali vijon të vuaj pasojat e virusit Covid-19 me qindra jetë humbura. Nga ana tjetër mijra persona janë të prekur apo edhe të tjerë që rrezikojnë shumë. Nevoja për masa mbrojtëse dhe mbështetje mbetet gjithmonë në rritje për të qenë sa më të sigurtë dita-ditës. E këtë herë ndihmës së donacioneve i bashkohet edhe partnerja […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Surpriza e madhe e merkatos, Milot Rashica në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi nuk është emri i vetëm që po monitorohet me shumë kujdes në radhët e përfaqësueses së Kosovës nga klubet e mëdha italiane për merkaton e verës. Edhe Milot Rashica ka përfunduar prej kohësh në radarët e tyre e duket se më në fund një prej emrave të mëdhenj më Itali do të bëjë […]

LEXO TE PLOTE