Connect with Us

“Bomba” e Kordeiros: Nuk e di nëse do vazhdoj me Partizanin, jam lojtari më i mirë në Superiore

Sport

“Bomba” e Kordeiros: Nuk e di nëse do vazhdoj me Partizanin, jam lojtari më i mirë në Superiore

Publikuar

-

Edhe Uilliam Kordeiro ka vendosur të përdorë “Instagramin” për të kaluar kohën e shumtë të lirë dhe mbrëmjen e djeshme ka vendosur tu përgjigjet pyetjeve të fansave të tij në rrjetin social. Të shumtë ishin tifozët e Partizanit, që shprehnin admirimin e tyre ndaj Kordeiros, po kishte nga ata që kërkonin të dinin më shumë rreth të ardhmes së tij.

Dikush nga fansat e pyeti mesfushorin nëse do vazhdojë me Partizanin në sezonin e ardhshëm dhe ai e lë në dyshim, duke u përgjigjur se nuk e di. Gjithsesi, më poshtë ai lë të kuptohet se kjo çështje është dorë të klubit. Një tjetër fans e pyet atë përsëri nëse do të të rinovojë me Partizanin dhe ai përgjigjet: Shpresoj ta dimë.

Kordeiro nuk zgjedh as të tregohet modest kur pyetet se cili është lojtari më i mirë në kampionatin shqiptar. Ai vendos të përgjigjet me një foto të tij në “Air Albania”. Në fakt Kordeiro ka bërë një sezon shumë të mirë deri tani dhe është ndër të vetmit lojtarë, që është paraqitur mirë edhe në periudhën negative, që Partizani po kalonte para ndalesës. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Gjest i madh nga Elezi, ja çfarë bën talenti i Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut U-19 dhe njëherazi “xhevahiri” i Skënderbeut, Agon Elezi, me një iniciativë mjaft origjinale, bashkë edhe me lojtarë të tjerë të kësaj grupmoshe, sot vizitoi dhe shpërndau ushqime e produkte të tjera të nevojshme për katër familje në nevojë në qytetin e Shkupit. Një akt madhor ky i lojtarit më të […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka kujton miqësoren me Breshan: Erdhi edhe Roberto Baxho

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, është kthyer pas në kohë, teksa në një prononcim për gazetën “Bresciaoggi”, ka kujtuar me nostalgji, miqësoren e zhvilluar me klubin italian të Breshas, në 21 gusht vitin 2002. Në atë kohë Kombëtarja kuqezi drejtohej nga italiani Dosena, ndërkohë që ajo sfidë rezultoi një miqësore festive. Shqipëria arriti të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Merr fund votimi, Tirana zgjedh futbollistin më të mirë të shekullit

Publikuar

-

Nga

Klubi i Tiranës mbylli sondazhin për “futbollistin më të mirë bardheblu në 100 vite histori” të 24 herë kampionëve të Shqipërisë. Në faqen zyrtare, Tirana publikoi si fitues emrin e ikonës bardheblu Arben Minga si lojtari më i mirë dhe më i preferuar në historinë e klubit kryeqytetas. Ky sondazh ishte ëelur para 10 ditësh […]

LEXO TE PLOTE