Connect with Us

E bujshme/ Nuabueze është nigeriani që shënon më tepër në Europë

Sport

E bujshme/ Nuabueze është nigeriani që shënon më tepër në Europë

Publikuar

-

Kirian Nuabueze është zbulimi i sezonit 2019-2020 në Kategorinë Superiore. Sulmuesi i Laçit ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje të aktivizuara këtë sezon me fanellën e kurbinasve.

Gjashtë herë 27-vjeçari ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Nuabueze ka kombësi nigeriane, por njëkohësisht edhe nënshtetësi amerikane, pasi është formuar si futbollist pikërisht në SHBA, ku në vitin 2012 ka nisur karrierën si profesionist te Pateadores.

Ndërkohë, mediat në Nigeri kanë bërë një vëzhgim të të gjithë lojtarëve me këtë kombësi që luajnë në Europë. Konkluzioni është ky: Nuabueze është sulmuesi nigerian që shënon më shumë deri më tani. Ai mban vendin e parë sa u përket golave të shënuar nga nigerianët në të gjitha shtetet evropiane ku luajnë.

Vlen të theksohet se sulmuesi shënoi 14 gola vetëm në 15 ndeshjet e tij të para me kurbinasit. Në vend të dytë nga futbollistët nigerianë që luajnë në Europë renditet Cyriel Desers, i cili luan me holandezët e Herakles.

Ai ka shënuar 15 gola në 26 ndeshje të zhvilluara në “Eredivisie”. Pas tij vjen Kingslei Onuegbu, i cili me Nea Selaminën në kampionatin qipriot ka shënuar 14 gola (23 ndeshje).

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Situata e jashtëzakonshme, reagon presidenti i Bylisit: Qeveria të na ndihmojë, lojtarët presin…

Publikuar

-

Nga

Edhe presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj i kërkon qeverisë shqiptare të  gjejë zgjidhje për ngërçin financiar të krijuar në futbollin shqiptar pas ndërprerjes së aktiviteteve sportive për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nëpërmjet një deklarate publike për mediat, Kapllanaj theksoi se duke filluar që nga lojtarët deri në instancat më të larta të klubit duhet […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Superliga shqiptare rrezikon ekzistencën, Laçi mesazh të drejtpërdrejtë FSHF-së

Publikuar

-

Nga

Klubi i Laçit ka ngritur zërin rreth situatës së vështirë financiare të krijuar në futbollin shqiptar prej koronavirusit, pasi në vendin tonë vazhdon gjendja emergjente e koronavirusit. Në një njoftim publik të klubit kurbinas i bëhet thirrje qeverisë shqiptare të gjejë zgjidhje për të lehtësuar klubet shqiptare nga barra e rëndë e detyrimeve financiare (tatim […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Presidenti i Sionit zbulon prapaskenat, ja pse e hodhi Lenjanin në mes të rrugës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i klubit të Sion, Kristian Konstantin, ishte ndër të parët që mori masa radikale për të shmangur krizën si pasojë e ndalesës së koronavirusit. Por nëse klubet e tjera shkurtonin rrogat e lojtarëve me anë të një akordi, ai i kaloi të gjithë në asistencë sociale, ndërsa shkarkoi direkt 9 prej tyre pasi e […]

LEXO TE PLOTE