Connect with Us

Futbollisti shqiptar me koronavirus: Mjekët më thërrisnin nga 3 herë në ditë

Kombëtare

Futbollisti shqiptar me koronavirus: Mjekët më thërrisnin nga 3 herë në ditë

Publikuar

-

Ish-futbollisti i Shpresave Valdrin Mustafa rrëfen pasojat e koronavirusit që kaloi brenda 14 ditëve.Në lidhje direkte me studion e emisionit “Opinion” në “TV Klan”, lojtari i Hanover 96 II tregon se para se rezultonte pozitiv me virusin COVID-19 bënte shaka dhe nuk i merrte seriozisht pasojat e saj. Më pas ai shton se ka kaluar disa netë pa gjumë për shkak të dhimbjeve të kokës.

Ndërkohë, lojtari i Kosovës bën me dije se nesër pret përgjigjen përfundimtare të analizave dhe uron që të dalë nga karantina.

“Për momentin jam shumë mirë. Kam pak dhimbje koke. Nuk kam aromë dhe shije të ushqimit. Kisha shumë dhimbje fyti dhe gjoksi. Kisha vështirësi frymëmarrje. Nesër bëj testin e fundit. Shpresoj të dal negativ. Kam 14 ditë në karantinë. Po dola pozitiv më duhet të rri dhe 10 ditë të tjera.

Fillimisht, bëja shaka me koronavirusin te Hanoveri. Mendoja të haja ushqime të mira me familjen. Shyqyr Zotit që jam mirë. Jam 24 orë në kontakt me mjekët. Më thërrasin 3 herë në ditë. Ishte dhe një shoku im i ngushtë te skuadra doli pozitiv.

Mjeku na ka thanë të pimë vitamina, shumë çajra. Ndihesha shumë i lodhur. Kam patur netë që nuk kam mundur të flejë. Merrja dhe paracetamol. Për momentin jam shumë mirë”, përfundoi futbollisti i vetëm shqiptar deri tani i konfirmuar si i infektuar me koronavirus.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Juventin i thekur, por Rama e gjen motivimin te rivalët: Të bëhemi si Milani i Sakit

Publikuar

-

Nga

Në Itali ka dhënë mendimin e tij sesi duhet të dilet nga kjo situatë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Një juventin dhe që e adhuron këtë skuadër, por kur vjen puna për të gjetur histori të mëdha suksesi, përfundon te Milani i kohërave të arta. Si në rastin për zgjidhjen e kësaj pandemie dhe […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Jam një person i ndjeshëm”, Sadiku i befason të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Duartrokitja nga ballkoni në orën 8 të mbrëmjes për doktorët spanjollë dhe personelin shëndetësor që po luftojnë me koronavirusin është kthyer në diçka të përditshme tashmë. Një nga këta persona që e kryen çdo mbrëmje këtë gjest mirënjohjeje është dhe sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku, i cili luan për skuadrën e Malagës në Spanjë. Në një […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Berisha bën postimin me Cristiano Ronaldon/ Eros Grezda e ngacmon: Bëhu i fortë, mos qaj

Publikuar

-

Të gjithë tashmë janë izoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të Koronavirusit dhe mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të kaluar kohën. Ky izolim ka bërë që portieri i Kombëtares, Etrit Berisha të rikthehet të shikojë disa nga momentet e tij më të mira këtë sezon. Një moment është edhe ai në ndeshjen […]

LEXO TE PLOTE