Connect with Us

“Në shtëpi flas vetëm shqip”, ish-kapiteni i Fiorentinës: Nuk prisja që Kumbulla …

Kombëtare

“Në shtëpi flas vetëm shqip”, ish-kapiteni i Fiorentinës: Nuk prisja që Kumbulla …

Publikuar

-

Erald Lakti është një nga talentet shqiptarë me perspektivë, teksa më parë ka mbajtyur edhe shiritin e kapitenit te të rinjtë e Fiorentinës. Tashmë, mesfushori është huazuar te Gubio në Serinë C për të fituar më shumë minuta në këmbë, minuta që do t’i vlejnë për të ardhmen e karrierës. Në një intervistë për “Firenzeviola”, Lakti thekson se në shtëpi gjithmonë flet shqip, mirëpo veten pëlqen ta quaj si “italo-shqiptari”. Sakaq, ndër të tjera, 20-vjeçari përmend edhe Marash Kumbullën me të cilin ka luajtur te U-19 e Shqipërisë dhe që nuk e priste që të mbërrinte kaq shpejt në Serinë A.

“Kjo periudhë është shumë e vështirë për të gjithë, por unë jam mësuar që të bëj gjërat e zakonshme në çdo ditë. Zgjohem, stërvitem në shtëpi, luaj me miqtë e mi në internet dhe në mbrëmje shoh disa filma. Për fat të keq nuk kam qenë në gjendje që të kthehem në shtëpinë time te familjarët, në një pjesë tjetër të Italisë, për shkak të Koronavirusit. Por fatmirësisht komunikojë me ata nga internet dhe kështu ç’mallemi. Shpresoj që kjo kohë që po jetojmë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Këtu te Gubio ku jam po ndihem vërtet mirë. Kam pasur fatin të kem hapësirë menjëherë, me të dy trajnerët që kanë qenë në këtë skuadër. Fiorentina më mungon shumë dhe shpresoj që të kthehem aty sa më shpejt të jetë e mundur. Më mungon gjiithçka, nga vendi te njerëzit sepse jam mësuar që të jetoj aty.

Unë në shtëpi flas shqip gjithmonë me prindërit e mi. Për vlerat dhe traditat, ndihem më tepër që i përkas vendit ku kam lindur (Italia). Për gjithë pjesët e tjera po ashtu ndihem italian. Por le ta themi që preferoj ta quaj veten time si italo-shqiptari”. Kumbulla? “Kam luajtur me të dy vite te U-19 e Shqipërisë dhe menjëherë e kam parë se ishte lojtar me personalitet dhe i fortë. Të jem i sinqertë, e prisja shumë pak që mund të ishte kaq i vendosur për të luajtur në nivelin e Serisë A, pra jo që ta bënte kaq shpejt. A ia rekomandoj Fiorentinës? Po, do të ndihej shumë mirë”, u shpreh Lakti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: