Connect with Us

Njësoj siç bëjnë shqiptarët/ Legjenda e Barcelonës ia ka gjetur “ilaçin” Koronavirusit

La Liga

Njësoj siç bëjnë shqiptarët/ Legjenda e Barcelonës ia ka gjetur “ilaçin” Koronavirusit

Publikuar

-

Hristo Stoichkov, legjenda e Barcelonës, fitues i “Topit të Artë” në vitin 1994, jeton në Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe si të gjithë të tjerët po qëndron i izoluar në shtëpi. Ai e di shumë mirë që duhet të mbrohet dhe të mbrojë kështu edhe të tjerët. Jemi në një moment ku njerëzit duhet të heqin dorë nga egoizmi dhe të mendojnë për të ardhmen dhe kalimin e kësaj pandemie të krijuar nga Coronavirusi.

Stoichkov, tashmë 54 vjeç, tregon se çfarë bën për t’u mbrojtur nga COVID-19. “Po mbrohem shumë. Ha shumë hudhra, qepë dhe pi ujë të ngrohtë. Gjithashtu bëj banja me ujë të nxehtë për një kohë të gjatë, në mënyrë që të mbrohem nga ky virus”, shprehet fillimisht bullgari në intervistën e dhënë për “El Mundo Deportivo”.

Më tej ai shton: “Jam në Miami, me gruan dhe vjehrrën time. Ajo është 80 vjeçe dhe duhet të kujdesemi edhe më shumë për ata, sepse mosha e vjetër po e pësojnë më shumë nga Coronavirusi. Pranë nesh jeton edhe vajza, por nuk e kam parë nipin tim brenda një jave. Nuk mund të rrezikojmë, është një sëmundje që transmetohet lehtë”.

Po në SHBA çfarë po ndodh? “Masat po bëhen më të rrepta. Po shohim çfarë po ndodh në Spanjë dhe Itali, ndaj edhe janë marrë masa më parë. Duhet të mbrojmë të moshuarit. Unë jam atlet i lindur dhe kam luajtur sport gjithë jetën time. Jam i shëndetshëm, por këtë periudhë duhet të kujdesem për vete shumë më tepër, që të mos infektohen ata që duam më shumë. Nuk duhen trembur njerëzit, por t’i edukojmë që të mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre.

Flas me miqtë e mi në Barcelonë. E di që janë mbushur spitalet atje dhe numri i të prekurve dhe viktimave po rritet. Kjo krizë po na jep mundësinë të shohim si është bota. Kina e zgjidhi për dy muaj, por mobilizoi vendin, i futi në karantinë njerëzit dhe askush nuk i shkeli rregullat. Italia dhe Spanja janë të dobëta, si pjesa tjetër e Europës. Të shohim tani se çfarë do të ndodhë në SHBA”, deklaron legjenda Stoichkov.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Lajm i keq, rikthimi i La Ligës duket i pamundur

Publikuar

-

Nga

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e Seria A shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të luajnë këtë sezon. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Adhuruesit e vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Ronaldo. Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në Camp Nou, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga PSV Eindhoven për 15 milionë euro. Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: