Connect with Us

Prapaskenat e bujshme/ Klubi anglez pranë akordit me Ibrën dhe Kavanin

Sport

Prapaskenat e bujshme/ Klubi anglez pranë akordit me Ibrën dhe Kavanin

Publikuar

-

Leeds ishte hedhur në merkato janarin e shkuar, teksa po kërkonte emra për repartin e sulmit. E këtu flasim për lojtarë që janë më të njohur se emri i klubit anglez. Presidenti i ishullorëve, Andrea Radrizzani, ka treguar për “Sky Sport Italia” idenë e tij të çmendur. Ibrahimoviç dhe Kavani ishin dëshirat e tij në merkaton dimërore, por që në fund nuk u konkretizuan për të qenë nën urdhërat e trajnerit që njihet për bëmat e tij tej normales, Marcelo Bielsa.

Kreu i Leeds United u shpreh se PSG i mundësoi një kontakt me vëllain e sulmuesit uruguajan, megjithatë bisedimet nuk shkuan më larg. Më ndryshe u duk situata me Ibrahimoviç, për të cilin Radrizzani tha se ishte më i ndershëm dhe transparent, ndërsa prania e tij në skuadër do i kishte dhënë ngjitjen në Premier League, të cilën e shohin afër këtë sezon.

“Presidenti i PSG-së më dha mundësinë të kontaktoja me vëllain e Kavanit. Fatkeqësisht, negociata nuk shkoi kurrë më tej. Me Ibrahimoviç fola më konkretisht. Ai mund të na jepte një impuls vendimtar por vendosi të shkojë te Milani. Ibra ishte shumë i ndershëm dhe tepër transparent me mua”, ka thënë Radrizzani, presidenti i Leeds United.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE