Connect with Us

“Si më shpëtoi jetën ilaçi eksperimental”, dëshmia prekëse e ish-futbollistit

Sport

“Si më shpëtoi jetën ilaçi eksperimental”, dëshmia prekëse e ish-futbollistit

Publikuar

-

Ne një lidhje me skype nga Latina, Itali futbollisti dhe trajneri Fausto Russo i prekur nga Covid-19, sqaroi dhe mënyrën e trajtimit dhe medikamentet që mjekët kishin përdorur në kurimin e tij.

Russo deklaroi se medikamentet që u përdorën tek ai ishin një lloj testimi nga ana e mjekëve por që në rastin e tij rezultoi tepër efikas.

Një ilaç kundër reumatizmës duket se bëri mrekullinë tek ai.

Pjesë nga biseda:

Enkel Demi: Si është e mundur që me këtë jetë aktive dhe sportist të infektohesh me COVID-19?

Fausto Russo: Ky është thelbi i dëshmisë time. Pasi në fillim flitej që virusi prek të moshuarit. Unë jam dëshmia e gjallë që në 38 vjet nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor, nuk pi duhan dhe pavarësisht kësaj virusi më ka goditur dhe gati më vrau.

Mesazhi duhet të jetë i fortë, është një virus që godet dhe mbi të gjithë ecën në këmbët e tyre që nuk shfaqin simptoma. Janë pikërisht ata që e përhapin virusin, njerëzit që nuk shfaqin simptoma.

Pas javës së parë, pasi hoqa kaskën, të hënën e 16 marsit mu afrua një doktoreshë e cila më propozoi ilaçin që përdoret kundër reumatizmës. E vetmja mënyrë për ta marrë, ishte në rrugën venoze.

Firmosa dokumentin për të pranuar këtë eksperiment në trupin tim. Brenda 48 orëve u përmirësova 60%, ndërsa për dy ditë ndjeva një përmirësim edhe më të madh në trupin tim.

Enkel Demi: Është një ilaç protokolli apo eksperiment?

Russo: Në Itali është ende një ilaç në eksperiment e sipër. Këtu po jap dëshminë time dhe po them që funksionon.

Ndërkohë Russo dha edhe mesazhin shumë të rëndësishëm edhe për shqiptarët, duke theksuar se kjo sëmundje nuk është shaka, dhe se pavarësisht aktivitetit të tij sportiv, ky virus i rrezikoi jetën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Juventin i thekur, por Rama e gjen motivimin te rivalët: Të bëhemi si Milani i Sakit

Publikuar

-

Nga

Në Itali ka dhënë mendimin e tij sesi duhet të dilet nga kjo situatë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Një juventin dhe që e adhuron këtë skuadër, por kur vjen puna për të gjetur histori të mëdha suksesi, përfundon te Milani i kohërave të arta. Si në rastin për zgjidhjen e kësaj pandemie dhe […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Borussia Dortmund “thyen” karantinën, ekipi kthehet në stërvitje

Publikuar

-

Nga

Borussia e Dortmundit “thyen” karantinën. Lojtarët verdhezi do të rillojnë stërvitjen nesër. Për të shmangur çdo rrezik në lidhje me përhapjen e Koronavirus, futbollistët qëdrejti do të ushtrohen në grupe të vogla (nga dy), duke punuar në aspektin fizik. Futbollisti gjerman Emre Can është shprehur i kënaqur që ka zbritur në fushën e blertë. “Në […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Situata e jashtëzakonshme, reagon presidenti i Bylisit: Qeveria të na ndihmojë, lojtarët presin…

Publikuar

-

Nga

Edhe presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj i kërkon qeverisë shqiptare të  gjejë zgjidhje për ngërçin financiar të krijuar në futbollin shqiptar pas ndërprerjes së aktiviteteve sportive për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nëpërmjet një deklarate publike për mediat, Kapllanaj theksoi se duke filluar që nga lojtarët deri në instancat më të larta të klubit duhet […]

LEXO TE PLOTE