Connect with Us

Video emocionuese, trajneri shqiptar: E mposhta Koronavirusin

Sport

Video emocionuese, trajneri shqiptar: E mposhta Koronavirusin

Publikuar

-

Trajneri i xhudos Erind Cara, i cili u infektua me koronavirusin dha lajmin e mirë për të gjithë qytetarët se tashmë është rehabilituar plotësisht nga virusi COVID-19.

Në një videomesazh të publikuar nga Spitali “Nënë Tereza”, Cara bëri me dije se rezultoi negativ në 2 testet e fundit anti-koronavirus. Njëkohësisht, ai u kërkoi shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin infektimin me koronavirus, pasi kurimi prej tij është i vështirë dhe i mundimshëm.

“Përshëndetje miq! Ju përshëndes nga Qendra Spitalore ‘Nënë Tereza’. Ndodhem këtu në pavionin e infektivit prej 9 ditësh., ku po luftoj me koronavirusin. Por, sot luftën e fitova. Pas 2 testeva rezultova negativ dhe jam më i qetë, por dua të jap një mesazh sensibilizues për të gjithë qytetarët dhe bashkëatdhetarët e mi brenda dhe jashtë Shqipërisë: Qëndroni në shtëpi! Është më mirë të të parandalosh sesa të kurosh. Prandaj në shtëpi mund të bëjmë më të mirën, të qëndrojmë me familjarët dhe të kalojmë disa ditë të bukura pushimi sesa të rrimë në spital dhe të kurohemi. Në spital është më e vështirë për ne dhe stafin mjekësor. Uroj të kthehemi së shpejti dhe të keni shëndet të plotë. Më mirë të parandalosh sesa të kurosh!”, u shpreh trajneri i xhudos Erind Cara.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE