Connect with Us

Bare flet nga izolimi/ E prisja me padurim ftesën nga Kombëtarja, kam oferta

Kombëtare

Bare flet nga izolimi/ E prisja me padurim ftesën nga Kombëtarja, kam oferta

Publikuar

-

Tradita e fierakëve në Kombëtare vazhdon edhe me dyshen, Odise Roshi dhe Keidi Bare. Ky i fundit shihet si një e ardhme e mesfushës kuqezi. Bare, në një pronocnim që ka dhënë për “Supersport”, në emisionin “Fun Zone”, ka pohuar: “Unë jam një tip që rri zakonisht në shtëpi pas stërvitjes. Tani jemi si një kopësht zoologjik që njerëzit janë në kafaz. Kjo gjë është e mirë për njerëzit tanë apo familjarët, nëse do të dalim në rrugë do të përkeqësohet gjendja”.

Familja

“Më e mira është të kaloj kohën këtu me familjen time, shyqyr kam familjen këtu pranë, jemi të gjithë pranë dhe po kalojmë bashkë këto ditë të vështira. Flasim me shokët në Shqipëri e kudo ndodhen e ikën koha shumë shpejt”.

Shoqëria

“Sadikun e kam këtu afër. Flas me Manajn, me çunat e tjerë. Po me shoqe jo, deri tani jam mirë vetëm”.

Stërvitja

I pyetur se çfarë programi stërvitor po ndjek këto ditë, Keidi Bare ka shtuar: “Nuk e kam lënë asnjë ditë stërvitjen, kam dalë poshtë shtëpisë, edhe në ballkon për të bërë stërvitje. Më thotë babai se po e le një ditë stërvitjen, do të të lërë një vit. Pavarësisht se kushtet janë të vështira se të lodh kur punon vetëm, por të ndihmon shumë dhe shpresoj që në ditët në vazhdim gjendja të bëhet më e mirë dhe të vazhdojmë në ekipet tona”.

Kombëtarja

“E prisja me padurim ftesën në Kombëtare, fat i keq që ky virus na ndau. Por e rëndësishme është që të qëndrojmë në shtëpi që kjo periudhë të kalojë”.

Ofertat

Në lidhje me të ardhmen e tij, i pyetur në fund të prononcimit se ku mund ta shohim, Keidi Bare ka theksuar se: “Tani për tani kam kontratë me Malagan dhe nuk jam tip të flas për diçka që nuk është e vërtetë. Kam pasur oferta por në janar është periudhë e vështirë për të lëvizur. Kam kontratë këtu, njerëzit më duan, trajneri gjithashtu, ndaj ndihem më mirë edhe këtu”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: