Connect with Us

E bujshme/ 4 klube të Superligës turke duan ish-futbollistin e Laçit dhe Tiranës

Sport

E bujshme/ 4 klube të Superligës turke duan ish-futbollistin e Laçit dhe Tiranës

Publikuar

-

Vetëm 8 ndeshje me ekipin e Menemesporit, nuk kërkohen më tepër. Të paktën jo për ish-mbrojtësin e Laçit, David Domgjoni. Menjëherë paraqitjet fantastike dhe vlerësimet e marra nga mediat turke, kanë sjellë interesimin e klubeve më të njohura në Turqi.

Sipas asaj që mëson “Sport Ekspres”, janë 4 ekipe nga elita e kampionatit në Turqi që kanë shprehur dëshirën e tyre për të marrë në merkaton e radhës këtë futbollist. Madje duke dërguar edhe skautë në ndeshjet e fundit që ka zhvilluar Domgjoni, atje ku është paraqitur sërish në një mënyrë shumë të mirë, për të mos ia dërguar rrugën dëm.

Kjo ndalesë e futbollit për shkakun e Koronavirusit i ka prishur jo pak punë në këtë drejtim, pasi po kalonte momentin e tij. Po ashtu si edhe Gentian Selmani, teksa i njëjti menaxher, Rrahman Kice, i ka marrë nga Laçi për t’i çuar te Menemespori dhe tani po kërkohen nga ekipet edhe më të njohura. Ndërkohë që sipas asaj që ne mësojmë, edhe Kosova A është duke biseduar dhe parë mundësinë për ta afruar Domgjonin në përfaqësuese, duke parë që te dardanët kanë shumë mangësira në prapavijë. Por nëse do të kishte të njëjtin nivel dhe një transferim edhe më të madh në të ardhmen, edhe Shqipëria do të shihte mundësinë e marrjes së Domgjonit, pavarësisht faktit se kemi shumë prodhim në mbrojtje këto kohët e fundit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: