Connect with Us

FIFA ideon zgjidhjet për kaosin e COVID-19, ja çfarë pritet të ndodhë

Sport

FIFA ideon zgjidhjet për kaosin e COVID-19, ja çfarë pritet të ndodhë

Publikuar

-

Koronavirusi ka kaluar në kolaps futbollin thuajse në të gjithë globin. Kampionatet jane ndalur dhe ka pasiguri kur mund të rifillojnë e kjo ka krijuar probleme të mëdha sa u përket edhe kontratave që kanë klubet apo detyrimeve për të mbyllur sezonin në mënyrë që të përfitojnë të ardhura nga sponsorët dhe e drejta televizive.

Për këtë arsye, FIFA është vënë në punë për të gjetur një zgjidhje në këtë situatë. Sipas “Reuters”, po mendohet që të miratohet një ndryshim në rregulloret ndërkombëtare, ku kontratat të zgjaten derisa të mbarojnë sezonet në vendet përkatëse, për të shmangur kështu problemet ligjore me kontratat e futbollistëve të cilëve u mbarojnë në qershor e që duhet të luajnë edhe në korrik.

Ndërkohë, edhe merkato e futbollistëve, ajo e verës, do të zgjatej deri në fund të vitit, duke u transformuar në një të vetme, në mënyrë që klubet të kishin kohë të bënin lëvizjet e tyre. Kjo do t’u jepte mundësinë kampionateve që të mbylleshin para se të fillonte edicioni i ardhshëm. Një tjetër masë që po merret në shqyrtim është që këtë vit të ulet edhe numri i ndeshjeve ndërkombëtare, pasi çdo javë e fituar për kampionatet, ndihmon ekonominë botërore të futbollit.

FIFA ka ndërtuar një grup pune i cili duke ndjekur situatën e pandemisë, po trajton këto tema me radhë para se të dalë me një vendim në momentin kur të duket sikur situata në gjithë globin po fillon të qetësohet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: