Connect with Us

“Kështu premton lehtë dhe vjedh gjithçka”, Edi Rama përfundon në faqen e njohur satirike

Sport

“Kështu premton lehtë dhe vjedh gjithçka”, Edi Rama përfundon në faqen e njohur satirike

Publikuar

-

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë ditën e djeshme nëpër rrugët e Tiranës për t’u siguruar në respektimin e masave të marra në luftën ndaj pandemisë Covid-19. Kreu i qeverisë shqiptare ka debatuar me të moshuarti duke u kërkuar që të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa një detaj tërhoqi vëmendje të madhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Në Italinë fqinje ra në sy menjëherë xhupi i Ramës, që ishte i klubit të Juventusit, një skudër kjo për të cilën vetë Kryeministri është tifoz. Kjo është shpërndarë në media e portale italiane, ndërsa një foto është publikuar edhe nga faqja e njohur “Calciatori brutti”. “Kryeministri i Shqipërisë është vërdallë në Tiranë duke u shpjeguar njerëzve se duhet të qendrojnë në shtëpi. Vëreni ndonjë gjë të çuditshme”, shkruajë këta të fundit për fansat e tyre në faqen e “Facebook”.

E sigurisht komentet nuk kanë munguar, madje disa prej tyre ishin edhe të spikatur, teksa komentuesit ironizonin me ekipin e Juventusit. “Si një politikan i mirë, të paktën ai është koherent … në fushatat elektorale ai mund të premtojë dhe të vjedhë gjithçka”, shkruante njëri prej komentuesëve duke ironizuar me faktin se bardhezinjtë shpesh akuzohen në Serie A si të favorizuar e që shpesh “vjedhin” ndeshjet falë arbitrave.
Ndërkohë një tjetër komenton me fjalët: “Ai e bën atë për të mbajtur distancën e tij, me këtë xhaketë ata të gjithë do t’i qëndrojnë larg”. “Pa maskë mbrojtëse, në fund të fundit është juventin dhe rregullat nuk vlejnë”, është batuta e dikujt tjetër. Komente këto të spikatura dhe të goditura nga ana e ndjekësve të faqes së njohur sarkastike “Calciatori brutti”, të cilat kanë marrë edhe aprovimin e shumë të tjerëve, ndërsa lista e atyre që shkruajnë është vërtet e gjatë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: