Connect with Us

Kisha dhe futbolli në plan të dytë”, Bogdani befason me deklaratën: Ja çfarë po ndodh në Itali

Sport

Kisha dhe futbolli në plan të dytë”, Bogdani befason me deklaratën: Ja çfarë po ndodh në Itali

Publikuar

-

“Është një situatë shumë kritike. Ka 17 ditë që jam mbyllur. Në Itali e nënvlerësuan në Itali në fillim, por tani është kritike situata. Janë rreth 7500 viktima”, thotë nga përtej Adriatiku, ish-sulmuesi i mirënjohur i kombëtares, Erjon Bogdani. Në një lidhje direkte me “Studio Sprint”, “Bogu” nuk i kursen përgjigjet në pyetjet e bëra nga gazetari Gerti Çarçani.

Serie A ishte në fokus dhe ish-trajneri i Shqipërisë U19 tha: “Ka interesa të mëdha ekonomike. Në Itali janë shumë të rëndësishme kisha dhe futbolli. Tani po flasim për dy gjëra që kalojnë në plan të dytë. Tani plani është të mposhtim virusin, që po merr jetë njerëzish. Këtu nuk lejohet të dalë jashtë. Është e vështirë të fillojë kampionati në këtë situatë”.

Bogdani e pranon që nuk është e lehtë të qëndrojë në shtëpi, ku tani ai po kalon më shumë kohë me familjen. “Karantina është shumë e vështirë për ne, nuk jemi mësuar. Ka edhe diçka të mirë, po rrimë me fëmijët. Unë kam dy fëmijë, djali 10 vjeç dhe goca tetë muajsh. Tani po bëj edhe ndonjë punë shtëpie që as e kisha menduar se do e bëja ndonjëherë”, shtoi “Bogu” në lidhjen direkte me ABC News.

Karrierën si trajner e nisi me Shqipërinë U19 dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë në bisedime me disa klube, që ish-sulmuesi nuk ua zbulon emrat. “Kam nisur të mendoj diçka për të ardhmen si trajner. Kisha 2-3 diskutime me disa skuadra para se të ndodhte kjo situatë. Të mposhtim virusin njëherë. Për momentin është bllokuar gjithçka prej situatës së krijuar nga virusi. Do flas me presidentët që kam folur më përpara”, tregon Bogdani.

Në fund ai ka një porosi edhe për futbollistët, që duhet të stërviten gjatë kësaj periudhe: “Duhet të stërviten shumë lojtarët. Normalisht një profesionist duhet të ketë një mjet, që të jetë gati dhe në formë për nisjen e kampionatit. Është e vështirë. Në kushte shtëpie duhet me çdo kusht të bëjnë ndonjë stërvitje”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: