Connect with Us

Nga Koronavirusi te i ftohti i madh dhe fjetja në makinë, futbollisti i Laçit rrëfen vuajtjet

Sport

Nga Koronavirusi te i ftohti i madh dhe fjetja në makinë, futbollisti i Laçit rrëfen vuajtjet

Publikuar

-

Temperaturat, tërmeti dhe tani Coronavirusi. Sfida të mëdha për një brazilian, që në verë zgjodhi të luante në Shqipëri. Teco, mesfushori i avancuar i Laçit, tregon gjithçka në një intervistë të dhënë për “Globo Esporte” dhe fillimisht u tregon brazilianëve masat që janë marrë në vendin tonë për të minimizuar përhapjen e COVID-19.

“Situata po kontrollohet mirë falë Zoti, pasi kanë bllokuar lëvizjet nga Italia, në mënyrë që të mos vijnë shumë njerëz. Kampionati u ndërpre dhe ne jemi në shtëpi. Ka një orar për të lëvizur, deri në orën 13:00 mund të dalin njerëzit të punojnë ose të blejnë diçka. Pas asaj ore policia është në rrugë dhe ju gjobit nëse ju kap”, shprehet fillimisht futbollisti i kurbinasve.

 

Teco gjatë ndeshjes me Vllazninë (Foto: Mikel Thepina)

Familja e tij ndodhet në Brazil dhe normalisht mendja u shkon tek ata: “Ka qenë shumë e vështirë për mua, jo vetëm për shkak të virusit. Ju e dini, gjithmonë familja të mungon. Jam këtu për ëndrrën time dhe për ta ndihmuar familjen time. Prej dhjetë muajsh ndodhem larg shtëpisë, por çdo ditë jam në kontakt me nënën, babanë dhe vëllanë. Falë Zotit askush në familjen time nuk është prekur nga COVID-19”.

VËSHTIRËSITË – Teco rrëfen më pas vështirësitë e hasura në vendin tonë: “Kam dhjetë muaj në Shqipëri dhe kur erdha në fillim ishte shumë e vështirë për mua për shkak të ndryshimit të orës. Më pas pata vështirësi kur erdhi dimri. Stërvitesha me pantallona termale dhe sipër tutat sportive. Gjithashtu vishja bluzë termike dhe një normale”, tregon braziliani, i cili si çdo shqiptar provoi edhe tërmetet e tmerrshme të nëntorit.

“Momenti më i keq këtu ishin tërmetet. Madje kërkova që të largohesha, isha shumë i frikësuar. Kurrë nuk kisha qenë në një situata të tillë dhe shpresoj që askush të mos e provojë. Të kap në befasi dhe më pas mendon se gjatë gjithë kohës mund të bjerë një tjetër. Kam kaluar dy javë duke fjetur në një makinë me një çift dhe djalin e tyre, sepse kishte shumë tërmete këtu”, shton Teco.

 

Teco, në ndeshje debutuese kundër Happoel BeerSheva

TRANSFERIMI TE LAÇI – Në Brazil janë të shumtë lojtarët që duan të provojnë veten e tyre në Europë dhe Teco, në momentin që e pati këtë mundësi, e shfrytëzoi. “E pranova direkt propozimin që mu bë për të ardhur në Shqipërisë. Menaxheri më tha se Laçi do të luante në kualifikueset e Europa League dhe nuk e mendova dy herë.

Kisha një ëndërr që të luaja në Europë dhe sot po e bëj këtë. Kjo është arsyeja pse vendosa të luaj këtu, në një vend që ka futboll shumë të fortë dhe taktik. Kur fola me nënën time, ajo më frikësoi mua. Kjo për shkak se është hera ime e parë në Europë. Kur  e pa që ishte ëndrra ime, atëherë më mbështeti”, rrëfen braziliani i Laçit. /abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: