Connect with Us

“Do të jem unë president i Tiranës, kam menduar dhe …”, rrëfehet Grent Halili

Sport

“Do të jem unë president i Tiranës, kam menduar dhe …”, rrëfehet Grent Halili

Publikuar

-

Sulmuesi i Tiranës, Grent Halili, ka folur në emisionin Fan Zone në Supersport, ku pranoi se mbiemri ka ndikuar disi në karrierën e tij. Gjithashtu, Halili pranoi se e ka menduar edhe largimin, si dhe “mposhti” motrën e tij, Goldi Halili, për kreun e presidencës në të ardhmen.

“Unë apo Goldi? President besoj se do të jem unë. Goldi të them të drejtën është fokusuar te disa biznese tjera të familjes. Besoj se presidencës në të ardhmen ta marr unë. Nëse më lejoni që t’iu them, familja ime është infektuar nga virusi “Tirona” prej shumë kohës. Besoj se do të infektohet dhe brezi në vazhdim. Shpresoj që një ditë të realizohet kjo gjë, është diçka që dua ta bëj. Por nuk do ta shoh si fëmijën e tretë, ashtu siç e shikon babai im.

Kemi fatin që babai na ka ndërtuar diçka që mund të na e realizojë, ta kemi më të thjeshtë. Minutazhi te Tirana? Të them të drejtën, unë mund të flas nga mëngjesi deri në darkë dhe njerëzit do të mendojnë vetëm atë që duan të mendojnë. Por nga momenti që kam filluar karrierën, 16 vjeç, kam sakrifikuar shumë veten time për interesat e klubit, për biznesin familjar. E kam menduar gjithashtu të transferohem te një klub tjetër, por absolutisht prezenca ime në atë klub, nuk ndikon as te stafi, as tek ekipi, pasi unë jam përpjekur dhe përpiqem çdo ditë që të jem si të gjithë të tjerët. Suksesi i këtij viti ka ardhur pasi kemi menduar për të mirën e grupit, jo individual. Edhe unë kam parë vetëm interesin e klubit dhe në fund fare, nëse arrijmë objektivat, jemi të gjithë të kënaqur.

Thjesht dua të rinis stërvitjen me grupin, me ekipin, të rikthehemi sa më shpejt në fushën e lojës. Mezi po presim të ngremë titullin kampion, e duam në fushë. Për në lokal te Blloku, do të dalim kur të fitojmë titullin kampion. Për pjesën tjetër, unë jam single”, tha Halili.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: