Connect with Us

E bujshme/ Arrestohet Klodian Duro

Sport

E bujshme/ Arrestohet Klodian Duro

Publikuar

-

Klodian Duro, ish-futbollist i Kombëtares u arrestua nga Policia e Tiranës për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe për kanosje. 42-vjeçari sipas një burimi të sigurt të policisë u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e policisë që të ndërhynte.

Bëhet me dije se ish-futbollisti i njohur ishte divorcuar me partneren dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, ajo kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje nga gjykata që e urdhëron Duron të mos i afrohet ish-bashkëshortes dhe as mos ta telefonojë. Por në datën 24 mars, policia tregon për Gazetën “Si” se ish-futbollisti i njohur ka shkuar në banesën ku jeton ish-partnerja e tij.

Ai i ka rënë derës dhe e ka kanosur për jetën ish-bashkëshorten, e cila ka formuar menjëherë numrin pa pagesë 129 dhe ka kërkuar ndihmë. Më pas, gruaja ka firmosur edhe kallëzimin ndaj futbollistit, i cili gjendet në telashe. Pritet që për dhunën në familje ish-futbollisti do dalë para gjykatës ditën e shtunë, i dyshuar për dy vepra penale, njëra pasi ka shkelur një verdikt gjykate, e cila pasi i kishte dhënë urdhër mbrojtjeje, e urdhëronte ish-futbollistin mos t’i afrohej ish-bashkëshortes.

Përse dhunë mes ish-bashkëshortëve?

Por, nga ana tjetër, teksa pritej që të kishte fluks kërkesash për urdhër mbrojtjeje nga partnerët, po vihet re një trend tjetër. Ndonëse shifrat janë të ulëta dhe të papërfillshme, urdhër mbrojtjeje nga dhuna po kërkojnë ish-partnerët, siç ka ndodhur edhe me rastin e ish-futbollistit, gjithashtu edhe tri çifte të tjera të ndara kanë kërkuar urdhra mbrojtjeje nga njëri-tjetri.

“Ne mendojmë se ata ju kthehen konflikteve të vjetra për çështjen e pronësisë, ashtu siç ka ndodhur me çiftet e tjera të ndara. Të tre rastet jetonin nën të njëjtën çati dhe normalisht që në një situatë karantinimi, ata do të përplasen me njëri-tjetrin”, thotë për Gazetën “Si” një gjyqtare e dhomës civile.

Por veç banesës, konfliktet burojnë edhe për fëmijët. Një grua, e cila jeton bashkë me vajzën është ndier e kërcënuar nga ish-partneri, i cili ka kërkuar të kthehet në shtëpi dhe të shikojë të bijën dhe për këtë ka kërkuar urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje. Por, Gjykata nuk ia ka miratuar, pasi pas kërkesës në polici gruaja Z. U . është tërhequr nga padia, duke sjellë pushimin e procesit.

Specialistët e policisë thonë se menjëherë pas karantinimit parashikojnë të ketë një fluks kërkesash me urdhër mbrojtjeje, pasi me shumë gjasë shumë nga familjarët e dhunuar, frenohen nga shumë faktorë. Një ndër to është frika se dhunuesi do të kthehet të qëndrojë në të njëjtën shtëpi.

Gjykata Civile e Tiranës dhe çdo gjykatë tjetër civile, në situatën kur do t’i mbajë mbyllur dyert për padi të ndryshme, të vetmet padi që shqyrton janë kërkesat për urdhër mbrojtjeje dhe masat e sigurisë.

“Por duhet të kemi parasysh që urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes duhet të zhvillohen me praninë e pretenduesve, që gjykata të krijojë bindjen pasi t’i intervistojë se vërtet mes palëve ka tension dhe ka pasur dhunë”, shpjegon gjyqtari, i cili këmbëngul njëkohësisht se ka vënë re që gjatë ditëve të vetizolimit, urdhër mbrojtjeje kanë dorëzuar dhe dy vëllezër kundër njëri-tjetrit pasi jetojnë në të njëjtën pronë.

Historia që vazhdon të mbetet pa zgjidhje, është distancimi i dhunuesit me viktimën, pasi në mjaft raste, edhe pse shpallet vendimi për distancim deri në 500 metra, realisht vendimi mbetet i paaplikueshëm, për çifte që kanë shtëpi as 80 metra katrorë dhe që jetojnë në ambiente të përbashkëta si tualeti apo kuzhina.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: