Connect with Us

Koronavirusi i prish karrierën Vedat Muriqit

Kombëtare

Koronavirusi i prish karrierën Vedat Muriqit

Publikuar

-

Pandemia që ka shpërhtyer në gjithë globin do të ndikojë shumë rëndë në merkaton e futbollistëve duke ulur vlerat e tyre në treg dhe një nga ata që do ta ndjejë në mënyrë të rëndësishme këtë është Vedat Muriqi. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka shkëlqyer me fanellën e Fenerbahçes dhe në zyrat e klubit po rreshtoheshin ofertat e skuadrave të mëdha europiane për të.

Por gjithçka ndryshon me koronavirusin, pasi klubet tani nuk kanë më të ardhura për të bërë blerje të rëndësishme e kësisoj, edhe klubi i Fenerbahçes ka kuptuar se nuk do të përfitojë shumë nëse nxjerr në treg në verë golashënuesin e saj më të mirë.

“Nuk është koha më e mirë për të shitur tani, Muriqi nuk do të shitej për vlerën e tij reale nëse do të transferohej në verë”, kanë shpjeguar për mediat turke persona brenda klubit të Fenerbahçes. Kjo bën të qartë se sulmuesi duhet të përgatitet për një tjetër sezon në Turqi, duke shpresuar që atëherë tregu i lojtarëve të jetë normalizuar./vipsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: